Nga Evis Cerga
Për disa njerëz, ndonëse i ke njohur nga afër ke ndjesinë e qartë të njohjes. E tillë është përvoja me njerëzit e artit dhe ata të ekranit. Me disa më shumë, e me disa më pak.
Shpresa Bërdëllima ishte një aktore që shfaqej gjithëmonë në ekran, me pritshmërinë e shikuesit, për një skenë gjysëm “hot”. Që nga Asimeja, tek filmi “Përtej mureve të gurta”, me vajzën e mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë dhe e rritur në një mjedis tejet anadollak, me nishanin e vizatuar me laps në faqe, me dëshirën për të ngrënë një akullore poshtë ferexhesë dhe me dashurinë eventuale me partizanin. Tek Vali, doktoresha e minierës në filmin “Era e ngrohtë e thellësive”.
Doktoresha që dashurohet me djalin që pasi ka dalë nga bankat e shkolles lë qytetin për të punuar në minierë. E për cudi, edhe në kët film ka një skenë me akullore. Doktoresha fton “pacientin” për një akullore. Dhe lind mes tyre dashuria tipike dhe karakterstika e filmave që shoqëronin ditët e një kohe të ndryshme. Doktoresha mes ashpërsisë së minierës ngjante gati-gati me dicka të ndaluar. Mua më pëlqenin shumë flokët e saj. Dhe sidomos buzëqeshja.
Në filmin “Kur hapen dyert e jetës”, Shpresa vjen në mënyrë tepër episodike për tu shndëruar ndoshta në të paktët momente lirike të një filmi përndryshe të ftohtë që zhvillohet mes maleve të ftohta.
Në filmin “Kur ndahesh nga shokët” ajo vjen në rolin e Zanës. Shpresa gjithëmonë capkënë dhe lozonjare, me flokët mbi ballë. Gjithëmonë duke i ngritur “lesën” djemve që binin “pre” e bukurisë së saj. Edhe tek “Flutura në kabinën time” vjen në rolin e dispeceres simpatike që është e tërhequr nga bukuria dhe ashpërsia e Tomës, shoferit “kryengritës” dhe të brishtë që mbedh flutura për Fluturën që do t’i vijë në kabinë.
Në filmin “Të shoh në sy”, Shpresa Bërdëllima ndonëse shfaqet me një tjetër rol episodik, si bashkëshortja e shokut Mina hyn si gjithëmonë si element për skena “hot”, me shfaqjen e saj në penxheren e zyrës, me një shall vendosur bukur në kokë, si koketë e filmave të vjetër Italianë.
Dhe për ta mbyllur, me zonjushën Gaitani, e imagjinoj të largohet me buzët e rrudhura, koketë, “spitullaqe”, e mbetur gjithëmonë në role dytësore, nga ato që mbahen mend më gjatë se rolet kryesore.
Ndaj, lamtumirë zonjusha Gaitani.
Aktore qe ne cdo rol te madh apo te vogel spikati. E bukur, me nje ze te vecante, artiste e vertete.
Nuk shoh shume komente per te. Popull qe pak e vlereson te bukuren. Nuk eshte çudi qe keta njerez indiferent diktaturat e kane shaluar per te saten here, pasi nuk reagon ashtu si edhe gjallesat amorfe !
VETEM NGUSHELLIMET MUNDE TI AFROJME FAMILJES.KJO ESHTE JETA.TE GJITHE E DIME QE JEMI KALIMTHI NE KETE BOTE.
FJALET E TJERA JANE ,SIKURE TI KERKOJME LLOGARI PERENDISE PER TE GJITHE BIJTE E SAJE QE KANE IKUR NGA KJO BOTE.
Të qoftë dheu i lehtë Shpresa. I përjetshëm qoftë kujtimi yt.
Termi zonjushë në botë përdoret deri në moshen 18 vjeçare dhe jo ma tepër meret statuti familjarë nuk mirret mund të jenë familjarë dhe pa kuror martese e tj e tj kjo shifet se sa të pa emancipar janë shum inivid të mas mediave
En ka thirrur me emrin e personazhit qe ka luajtur, nuk eshte mbiemri i saj. S’ke pare filmin Vajzat me Kordele te kuqe ,qe nuk e kuptove.
Shume aktore e mire ishte , SHume e embel, dhe shume kinge
Gjynaf qe iku kaq shpejt.Zoti qenka i padrejte
I qofte dheu i lehte Shpreses !
Ngushellime familjareve !