Është publikuar së fundmi momenti i vrasjes së personit të akuzuar për trafik droge që kishte dijeni për përfshirjen e vëllait të presidentit të Hondurasit, Juan Orlando Hernandez në dërgesa të mëdha kokaine.
Magdaleno Meza, i cili qëndronte prej një viti prapa hekurave për akuzën e pastrimit të parave, u vra gjatë një përleshje mes të dënuarve në burgun e El Pozo, njoftojnë zyrtarisht autoritetet.
Avokati i tij, Carlos Chajtur u shpreh për mediat se Meza u sulmua nga dy persona të armatosur që kishin si qëllim ta ndalonin atë të dëshmonte për një çështje të madhe droge, për të cilën ishte thërritur për të dëshmuar dhe në Shtetet e Bashkuara.
Kamerat e sigurisë brenda burgun shfaqin qartë sulmin ndaj Magdaleno Meza, i cili pasi u qëllua me armë. (TemA)