Gjykata e Apelit rrëzon ankimimin e ish-deputetit të PD Klevis Balliu dhe ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje” të vendosur nga Gjykata e Tiranës.
Nga Gjykata e Apelit, Balliu ngriti akuza të forta ndaj qeverisë, për të cilën pretendon se ka kapur Policinë e shtetit, gjykatat dhe të gjitha organet e drejtësisë.
“Fakti është që nuk duan protestë, është bërë rrugë, vijnë qytetarë futen në burg pse protestojnë, Agim Kajmaku ku është? A ka shkelur ligjin ky zotëria dhe është akoma kryebashkiak.
Kjo fakton që shteti ka rënë, ligji nuk funksionon, prokuroria është vënë në funksion të shtetit. Sot Shqipëria është një narkoshtet, nuk ekziston ligji, dhuna shtetërore nuk është në normë.
Qytetarët dergjen nëpër gjyqe, kurse këta i mbylin gjyqet me telefonata. Shtëpitë e qytetarëve kërkohen të shkatërrohen, kullat e këtyre po shtohen.
Këta qytetarë kapen thjeshtë dhe vetëm se kanë qenë pjesëmarrës në një protestë, kur është ndaluar protesta në shqipëri?”, tha Balliu, ndërsa theksoi se opozita nuk do të ndalet.
Ish-deputeti deklaroi para gazetarëve se qytetarët nuk duan të përplasen me drejtorët apo punonjësit e policisë.
“Ne duhet të bashkohemi dhe të vazhdojmë përpara. Opozita nuk ndalet, asnjë hap pas sepse Edi Rama është kërcënim për shqiptarët. Ai do të mbajë përgjegjësi se ka shkelur ligjet
Dhe ata drejtorët e policisë, nuk e di se çfarë do të ndodhë, por Edi Rama ose të vijë të zgjidhë hallet ose të dërgojë drejtorët të përplasen me qytetarët.
Kaq sa e njoh unë atë zonë, përplasja do të jetë e madhe, ska nevojë të përplasen njerëzit me policinë, polica ka detyrë që të mbrojë qytetarët dhe skanë pse të përplasen me policinë.
Ky i detyron ata policë. Ne kemi një vit që themi po dialogut, jo dhunës, por ky njeri nuk e ka hallin te qytetarët”, u shpreh ai.
“Banorët e unazës refuzojnë kategorikisht që të përplasen me efektivët e policisë. Tani le të vijë Edi Rama me Veliajn dhe Sandërr Lleshin të vihen në rreshtin e policëve dhe të shohim a do e bëjnë dot apo jo”, vijoi më tej Balliu.
A te shpelafte mortja ty dhe tet ate, se na cate derrasat. Po si nuk i vjen turp Bashes qe e mbeshtet ndryshimin tek tipa si puna jote.
Le qe harrova fare une, edhe Basha eshte si puna jote, koqe kandari.
O RROTE K…, (PO E VE ME …. PER ETIKE, SE NE FAKT TI E MERITON TE PLOTE EMRIN).
JE PATETIK DHE 20 VJET ME VONESE NE PRETENDIMET E TUA. KJO ESHTE GJUHA E SALIUT NE 1999-2000 KUR FLISTE PER NANON. E PASOI LULLUSHI DHE NA HAPI BARKUN KAQ SA VITE.
JO SE DISA NGA ATO QE THUA NUK QENDROJNE, POR NUK JE ORIGJINAL, PERKUNDRAZI, JE KOPJE E KEQE E ATIJ TE KEQIT .
NDERO PLLAKE PALLOSH …
Me kok trangull nga ky zor se ka