Edi Rama: Jemi të rrezikuar nga terrorizmi, por po shpëtojmë iranianët siç bëmë me hebrenjtë

30 Tetor 2019, 10:13Politika TEMA

Pjesëmarrës në Samitin e 4 euro-arab që u mbajt në Athinë, kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e rrezikuar nga terrorizmi, pasi hapi kufirin për mijëra iranianë që kërkuan strehim në Shqipëri për të shmangur përndjekjen nga regjimi i Teheranit.

“Kjo është ajo që Shqipëria ka bërë gjithmonë”- shtoi ai, duke theksuar se:

“Kështu kemi vepruar në edhe në Luftën e Dytë Botërore me hebrenjtë.

Ne dolëm nga lufta  me një numër më të madh hebrenjsh sesa kishim në fillim.  Nuk u dorëzuam asnjë të vetëm nazistëve”.

Duke folur për ndërvarësinë mes BE-së dhe botës arabe, Rama vuri në dukje se sulmet ndaj Aramco  treguan këtë varësi dhe shtoi se 60% e energjisë së Europës vjen nga vendet arabe.

“Ne kemi shumë për të mësuar nga bota arabe. Kultura është një fushë tjetër bashkëpunimi “, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje