DETAJET: Ndaj Arjan Ndojit u qëllua 8 herë, në makinë ndodhej me të “fortin e Shijakut”

1 Nëntor 2019, 17:20Kronika TEMA
DETAJET: Ndaj Arjan Ndojit u qëllua 8 herë, në makinë

Report TV ka dhënë disa detaje pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Sipas këtij televizioni, në momentin që i është bërë atentat, Ndoji ka qenë duke udhëtuar me një person problematik për ligjin, Landi Muharremin, i njohur për disa vepra penale dhe si i “forti i Shijakut”.

Makina është qëlluar tetë herë, ndërkohë që zjarrit, personat që ndosheshin në makinën e Ndojit, i janë përgjigjur po me zjarr.

Prokurori po udhëtonte me makinën tip “Benz” me targa AA 333 ZD.

Makina ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal, si pasojë e devijimit që ka bërë pas të breshërisë me armë zjarri.

Prokurori Ndoji ndodhet jashtë rrezikut për jetën nga plagët që ka marrë, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet shoferi i tij, Andi Maloku.

Duke qenë se në makinë ka qenë me persona problematikë, për momentin nuk dihet nëse ka qenë ai apo jo objekt i atentatit.

Landi Muharremi, që ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoj, përveç të tjerave, në shtator të vitit 2016 u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri, në sy të gruas dhe vajzës së tij.

Biznesmeni libanez dontë të investonte në Gjirin e Lalzit, ku do të ndërtonte një kompleks turistik.

Pikërisht Gjiri i Lalzit ka qenë sërish në qendër të vëmendjes këto ditë, dhe personazh ka qenë pikërisht Arjan Ndoj, që urdhëroi arrestimin e drejtorit të Kadastrës së Durrësit, me pretendimin se ishte abuzuar me disa prona në Gjirin e Lalzit.

Gjë që solli edhe reagimin e kryeministrit Rama dhe zv.kryeministrit Braçe, sipas të cilëve, bandat kriminale po ushtronin presion ndaj drejtorit të Hipotekës dhe po përdornin prokurorin Ndoji.(TemA)

8 komente në “DETAJET: Ndaj Arjan Ndojit u qëllua 8 herë, në makinë ndodhej me të “fortin e Shijakut””

  1. Beni USA says:

    E kuptoni se ne cfare katastrofe e ka katandisur drejtesine idhulli i kupoles drejtuese te pd-es dhe mentorit te Lulit, Sali Ram Berisha, kriminelit me te madh shqiptar te te gjithe kohrave.

  2. shqip says:

    Aha , lere fare , eshte me se e qarte . Ky maloku ka zbrit ne Durres dhe na paska shoke e miq ca te forte katunare . Tani kane dale ca te forte te tjere , dhe bjeri ti biem . Kokat e tyre te hane , me soj e sorollop . E grabiten kete vend , dhe e gjithe kjo fale Ramizit qe ja la çelsat Sali kafshes .

  3. H says:

    Kriminelët në makine me prokurorin ??? Hyn gjë vetingu ketu, apo është çështje që zgjidh litari ? Mund të jetë edhe lufte politike e qeverisë ? Apo jo sali mënxyra??

  4. Populli says:

    Serbi sale me nuse malazeze ja arriti qellimit te shkaterrimit te vendit…..sa thelle jane punet e huuuu

  5. Luli says:

    Keta nuk kane lidhje me drejtesine. Jane pazarxhinj qe mblidhnin leke. Fshataret e pjeses me te prapambetur bejne drejtesi, te rriturit nen kanun dhe padrejtesi. Drejtesi katundaresh qe rriheshin me dru.. Kjo eshte shqiperia jone.

  6. Olimpia says:

    Keta Jane ,,prokuroret,, e Sali kriminelit.Deklaratat e Berishes dhe Vasilit deshmojne qarte lidhjen e tyre me krimin.Si eshte e mundur qe dy personazhe te botes se krimit shetisin me prokurorin dhe PD dhe LSI akuzon shtetin …?Thjesht,keto dy parti Jane dy banda te medha dhe duhet te zhduken nga skena politike.

  7. Komentuesi says:

    Ja kriminelat ne drejtesi qe shoqerohen me gangesterra.Edhe Ndoji vete eshte gangesterr.Produkt i Sali Berishes.

  8. Julian laci says:

    Ky maloku, prokuror, origjine nga puka, lind dhe rritur ne kruje, Dhurate nga Ina Rama, prokuror 10 million euro ne banke, vetem ne afrike she shqiperi ka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje