FOTOT: "Tapë" në timon, shoferi i urbanit në Tiranë rrezikon jetën e mbi 80 pasagjerëve

2 Nëntor 2019, 13:49Kronika TEMA
FOTOT: "Tapë" në timon, shoferi i urbanit në

Ndonëse ishte në orar pune dhe do të transportonte qindra qytetarë të Tiranës, kjo nuk e ka penguar shoferin e një urbani që të dehej.

Me më shumë se 80 pasagjerë brenda në autobus, shoferi u kap nga policia pasi po shkelte në mënyrë flagrante rregullat e qarkullimit.

Ai kaloi me të kuq në një nga kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, duke rrezikuar të shkaktonte një tragjedi të vërtetë rrugore.

Pas kontrollit nga policia, shoferi rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.69 mg/l.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga prioritetet e kontrollove policore për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka ushtruar kontroll me përzgjedhje ndaj mjeteve të transportit publik qytetas dhe ndërqytetës në orare dhe vende të ndryshme, ku janë konstatuar shkelje aq sa flagrante dhe të rrezikshme, siç ishte rasti i një autobusi që kishte më shumë se 80 pasagjerë, vazhdoi lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë, në një nga kryqëzimet kryesore të kryeqytetit si dhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.69 mg/l, rrezik potencial që për nga kapaciteti mbartës i autobusit, mund të shkaktonte tragjedi në rrugë, nëse përfshihej në ngjarje rrugore.

3 komente në “FOTOT: “Tapë” në timon, shoferi i urbanit në Tiranë rrezikon jetën e mbi 80 pasagjerëve”

  1. Sit back and relaks■●▪^%^* says:

    po ti benin nje analize gjaku perpara se ta merrnin ne pune ose ti benin nje testim periodik do e kuptonin qe nuk ishte per ate pune

  2. Qytetar i Tiranes says:

    Lajme per shofere pijanece te transportit urban po degjojme çdo dite, por çfare masash merren , apo thjesht nje gjobe ??
    Po bashkia pse nuk ja pezullon licensen ketyre kompanive?
    Apo ne kete llum pislliku e pazaresh eshte padyshim ne valle edhe vet bashkia e Tiranes ashtu sic ishte edhe ne pazarin e biletave te fallsifikuara ??

  3. Driti says:

    Sa eshte limiti i alkolit per shoferet ne Shqiperi per patentat B, ne Itali eshte 0.5, per patentat me te medha se B eshte: 0 . I bie qe shoferi i autobuzit (qe duhet te kete alkol 0 ) i ka fut nje birre te modhe ene masanaj osht çu per pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje