Shitet në ankand vegla muzikore e Miles Davis: 275 mijë dollarë për një... trombë

2 Nëntor 2019, 15:31Lifestyle TEMA

Një trombë e rrallë, ngjyrë blu e thellë e që dikur e luante mjeshtri i madh i jazzit, Miles Davis është shitur në një ankand në New York për shifrën e 275 mijë dollarëve.

Davis, i cili ndërroi jetë në viti 1991 konsiderohet nga shumëkush si një prej më të mëdhenjve të jazzit. Albumi i tij i vitit 1959  me titull “ Një lloj hëne” mbetet ende sot albumi më i shitur jazz në botë.

Tromba është një Martin Committee me numër modeli T3460, e nxjerrë në qarkullim në vitin 1980. Hëna dhe yjet, pjesë e dizajnit të veglës muzikore janë të krijuara nga vetë Davis. Ankandi u zhvillua si fizikisht ashtu edhe me oferta nga telefoni.

Pronari i klubit të jazzit në Ann Arbor në Michigan rezultoi në fund fituesi i ankandit të veçantë, për shifrën e 220 mijë dollarëve. Kësaj shume i duhet shtuar edhe komisioni i shtëpisë së ankandeve, duke bërë që kosto totale për blerësin e ri të jetë 275 mijë dollarë, bindshëm përtej vlerësimeve paraprake, që flisnin për 70 mijë deri në 100 mijë dollarë.

Blerësi i ri do ta mbajë të ekspozuar veglën e veçantë muzikore, ndërkohë që shprehet se muzikantët e ndryshëm do të kenë shansin edhe të luajnë disa nota në të, në klubin e tij.

Ankandi në fjalë vjen në kuadër të eventit që ndodh një herë në vit të shitjeve të jashtëzakonshme të shtëpisë së ankandeve “Christie`s”. Në këtë event, një herë në vit del në shitje një kryevepër e  rrallë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje