Kur biletat për ndeshjet e radhës së Kombëtares kanë dalë në shitje, tifozët kanë zbuluar në sportele politikën imponuese të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Shitja e kombinuar e biletave shkaktoi irritim mes tyre, pasi nuk mund të paguajnë për ta parë përballjen me Francën pa paguar edhe për atë me Andorrën.
Përveç kostove të shtuara, rreziku është që edhe pse shumë tribuna do të jenë të shitura, në realitet stadiumi “Elbasan Arena” të jetë i boshatisur.
“Ishte kushtëzim i padrejtë”, thotë një nga tifozët për A2.
“Kjo është skandaloze. Njeriu blen biletën e ndeshjes që do”, shprehet një tjetër.
Duka i krimit këto punë bën.
Behuni bashke te pakten kunder nje te keqije, mos blini asnje bilet . Vetem keshtu mesojne Duka dhe kompany
KUJTOJNE SE PO SHESIN KASTRAVECIN JASHTE STINES.MOSE I BLINI DHE LOJA E DALLAVEREXHIJEVE MBARON KETU ME VJENE KEQE PER TIFOZET ,PORE NDESHJET JANE TE SHITURA ,SEPSE SHQIPRIJA NUKE KUALIFIKOHET .KUALIFIKOHET VETEM DON DUKA ME ZEINET E TIJE.