Partizani nuk fal, “thyen” Luftëtarin dhe kryeson i vetëm

3 Nëntor 2019, 19:11Sport TEMA

Falë dy golave të realizuar në harkun e 3 minutave, Partizani mposhti 2-0 Luftëtarin dhe u shkëput i vetëm në krye të Kategorisë Superiore me 21 pikë, 3 më shumë se Tirana dhe Kukësi dy ndjekësit më të afërt në pritje të asaj se çfarë do të bëjë Bylis të hënën në sfidën ndaj Vllaznisë.

Në Selman Stërmasi të kuqtë e nisën shumë mirë sfidën por traversa i tha jo golit të Partizanit në minutat e para.

Në të 17-ën duhej ndërhyrja Alban Hoxhës për të mbajtur rezultatin e paprekur me kapitenin e Partizanit që ndali nga pika e bardhë e penalltisë kapitenin e Luftëtarit Donald Rapo, 11-metërsh që u shkaktua nga Bitri për një faull ndaj Dushkaj.

Pavarsisht përpjekjeve të të dyja skuadrave pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol ndërsa fraksioni i dytë nisi me një tjetër Partizan për shkak edhe të ndryshimeve të trajnerit Lerda që largoi Bitrin dhe Brojën për Romeron dhe Asanin.

Në të 54-ën, Lorenc Trashi shfrytëzoi harkimin perfekt të Trashit dhe me kokë mposhti portierin grek Paiteris për avantazhin e Partizanit.

3 minuta më pas Jasir Asani dyfishoi rezultatin duke kthyer në gol një 11-metërsh të fituar nga vetë ai. Të kota përpjekjet e Luftëtarit që nuk kishte forcë për t’i bërë keq Partizanin me bluzinjtë që pësuan humbjen e 3-të rresht dhe vazhdojnë të pozicionohen në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë të grumbulluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje