Gazetarja rrëfen çfarë i tha prokurori Arjan Ndoji në shtratin e spitalit

4 Nëntor 2019, 21:57Kronika TEMA

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka rrëfyer në emisionin “Open” detaje nga takimi që kishte pasur në spital me prokurorin Arjan Ndoji.

Ajo tha se kishte mundur ta takonte atë pas atentatit të së premtes së javës së kaluar.

“Unë e takova prokurorin Ndoja. Ai vuri theksin te fakti që nuk ishte ai shënjestra e atentatit të dështuar të së premtes. 

E kam takuar mesnatën e së shtunës. Ishte i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij.

E pyeta se çfarë mbante mend dhe nëse ai i pa autorët. 

Më tha se nuk kishte parë asgjë pasi nuk e kishin pritur dhe se gjithçka ndodhi shumë shpejt. 

“Ndodhi fare shpejt, nuk arrita të dëgjoj as zhurmat e armëve” – citoi gazetarja fjalët e prokurorit të shtruar në spitalin e Durrësit.

1 komente në “Gazetarja rrëfen çfarë i tha prokurori Arjan Ndoji në shtratin e spitalit”

  1. Era says:

    Ooo çi paska thene ore,… çudi èèè

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje