Trajner i ri i Bayern Munich? Schweinsteiger: Mourinho gjithmonë më pyeste për Bundesligën, madje po mësonte gjermanisht

4 Nëntor 2019, 11:49Sport TEMA

Ish-trajneri i Manchester United dhe Chelsea-t Jose Mourinho është ndër favoritët për t’u ulur në stolin e Bayern Munich. Kampionët e Bundesligës kanë shkarkuar trajnerin Niko Kovac të dielën pas humbjes 5-1 me Eintracht Frankfurt.

Mourinho ka që prej dhjetorit të kaluar që është i papunë, por ka thënë se është gati të rikthehet të punojë kur t’i paraqitet një ofertë e denjë.

Bastian Schweinsteiger, i cili ka luajtur për 13 vite në Allianz Arena dhe ka bashkëpunuar me Mou-n tek United, tha se ish-trajneri i tij e ka pyetur shpesh për Bundesligën.

“E imagjinojë Mourinhon në Gjermani. Mbaj mend që gjithmonë më pyeste për Bayern dhe Bundesligën.

Gjatë ndeshjeve tona jashtë fushe, gjithmonë kishte kampionat gjerman në televizor.

Ai i njihte të gjithë lojtarët, edhe ata të ekipeve të vogla. Ai gjithashtu po mësonte gjermanisht.”

1 komente në “Trajner i ri i Bayern Munich? Schweinsteiger: Mourinho gjithmonë më pyeste për Bundesligën, madje po mësonte gjermanisht”

  1. tifozi says:

    Si nuk ka turo ky Mourinho qe kur erdhi Pep tek bayern e quajti “humbje kohe” me nje ekip dhe kampinat koti. Vetem per deklaratat e atehershme injoruese per Pep me bayern nuk duhet kurrsesi te pranohet ai si trainer i Bayern. per me teper do t’a beje Bayern si nje ekip ku edhe Leva do te kthehet ne “super mbrojtes”. Larg qofte o Zot
    Tifozii i Bayern

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje