Adoleshenti i fut tmerrin mësuesve në Shijak, i kërcenon me "pistoletë çakmak"

5 Nëntor 2019, 15:17Kronika TEMA

Një adoleshent nga Shijaku ka kërcenuar mësuesit e tij me një pistoletë çakmak. 

Mësohet se gjatë kontrolleve specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan në gjendje të lirë një 13 vjeçar nxënës i një shkolle 9-vjeçare, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë imituese.

Kontrolli u realizua në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në ambientet e shkollave.

Nxënësi tashmë do të procedohet në gjendje të lirë pasi futi në shkollë armën e zjarrit pistoletë imituese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje