Mbledhja e sotme e Komisionit të Reformës Zgjedhore është shoqëruar me debate midis Damian Gjiknurit dhe Kujtim Gjuzit.
Ndërkohë që bashkëkryetarja Hajdari i dha fjalën përfaqësuesve të shoqerisë civile, deputeti i opozitës së re në Kuvend, Kujtim Gjuzi ka kërkuar të marrë fjalën.
Ndërhyrja nuk është pranuar nga ana e bashkëkryetarit tjetër, socialistit Damian Gjiknuri, i cili nuk e ka lejuar Gjuzin të flasë pasi të drejtën e fjalëe e kishin përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Gjuzi ka deklaruar se nuk e njeh komisionin me Gjiknurin bashkëkryetar, ka marrë dosjen dhe ka dalë jashtë, ndërkohë që Gjiknuri i ka thënë: Ik vazhdo, dil jashtë.
Debati:
Hajdari: Fjalën e ka Shoqëria Civile
Gjuzi: Do flas unë
Gjiknuri: Nuk mund të flasësh ti, e ka radhën Shoqëria Civile
Gjuzi: Nuk mund të kontrollosh ti, do flas se s’bën
Gjiknuri: Nuk je anëtar ti, ca procedure thua
Gjuzi: Procedura këtu do vijë se s’bën, se janë 44 parti që kanë sjellë draftin dhe e mbani dy vjet aty
Gjiknuri: Nuk mund të marrësh fjalën
Gjuzi: Unë nuk e njoh këtë komision me bashkëkryetar Damian Gjiknurin nuk e njoh 0mer dosjen, ngrihet nga vendi dhe del)
Gjiknuri: Ik dil jashtë. Ik je në konflikt me logjikën, të lutem tani, vazhdo tani, hajde
Gjuzi: Më thua mua nuk je anëtar ti.
(TemA)