Redjan Rraja, 34 vjec, kushëri i deputetit socialist Rrahman Rraja, i identifikuar nga gjurmët e ADN-së të mbetura në makinën e dyshuar të autorëve për atentatin në mbikalimin e Shkozetit, ku u qëllua mbi makinën ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja dhe dy të tjerë, është arrestuar nga policia si i dyshuar për ngjarjen, raporton News24.
Gjatë deklaratës së tij në Polici, mësohet se Rraja nuk ka pranuar asnjë përfshirje në atentatin e ndodhur të premten në orën 16:30, ku u plagosën shoferi i prokurorit Andi Maloku, prokurori dhe personi tjeter i identifikuar me nje nga emrat e tij, Landi Muharremi, qe sipas policise eshte person me precedente penale.
Rrahja është arrestuar teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.
Rraja, me profesion stomatolog, ka qenë i arrestuar edhe më herët.
Lidhur me ngjarjen, deri më tani, në Polici janë shoqëruar mbi 30 persona, mes të cilëve Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës.
Të dy të shoqëruarit kishin alibi mbi momentet kur ndodhi atentati.
Ska force ne bote ti ndal idiotet shqiptare sote.Lufta e klasave dhe rrevolucionarizimi i jetes se vendit vazhdon.Ne diktature kur behej biografia e x apo y-lion shkohej deri ne kusheri te dyte.Ndersa sot i shikojne dhe komshijte.Turp per kete injorance .Lexova diku nje shprehje qe shqiptaret jane akoma tek pema
doni Duresin ne pellemb te dores ?
Beni Prokurorin bashkpuntor te drejtesise
U a thot te gjitha
Te gjitha vrasjet nga vrasja e ndodhura ne Vlore.-Dures -Fier -Sarande- Lezhe etj
Te gjitha konfliket
te gjitha grupet e Politikanve Te lidhur me grupe kriminele dhe kush jane e si jane lidhur
Bejeni sa me shpejte
Po kete e ben vetem AMERIKA
Bo as Fbi nuk e ben kaq shpejt analizen e Adn hahahahahahaha,cjane kto budalliqe qe shkruani