Shkëlqim Hajdari: Nga janari prokurorët të mirëpaguar, nuk do të kenë jetë private

4 Nëntor 2019, 22:07Kronika TEMA

Ish-prokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se prokurorët e kësaj kohe janë të prodhuar politikisht.

I ftuar në ‘Real Story’, ai është shprehur se nga janari do të krijohen strukturat e reformës dhe prokurorët do të jenë pa jetë private dhe do jenë të mirëpaguar.

Sipas Hajdarit, Shqipëria la banda, njerëz të krimit të organizuar dhe cilësia e hetimit me krijimin e këtyre strukturave të rëndësishme.

“Unë kam bindje që rrethanat që po bëhet vettingu po bëhet i ashpër. Sepse ne kemi banda, njerëz të krimit të organizuar dhe cilësia e hetimit me krijimin e këtyre strukturave të rëndësishme, ne do të shohim nga fillimi i janarit se këto struktura do krijohen. 

Unë bëj pjesë tek ata njerëz që e njoh mirë strukturën e policisë, kam shkuar herët në këtë punë. Prokuroria e kësaj kohe është sulmuar sepse prokurorët e kësaj kohe janë prodhur politikisht. 

Prandaj ishte e rëndësishme që kjo reformë të bëhej. Mendoj që produkte  e kësaj do të jenë disa pika si struktura do të jetë shumë e fortë sepse prokurorët do jenë pa jetë private dhe do jenë njerëz të mirëpaguar se do jetojnë mirë dhe ndershëm”, tha Hajdari.

2 komente në “Shkëlqim Hajdari: Nga janari prokurorët të mirëpaguar, nuk do të kenë jetë private”

  1. alphade says:

    Shenim: keta dy gazetaret: Collaku dhe Lala Jane dy gazetaruce rrugace,
    shpifen,manipulues,pa pike dinjiteti dhe edukato,sherbetore te bindur
    dhe te paguar nga Monstra e Vicidolit …….!!!
    Habitem me te nderuarin Sokol Balla qe i fton keta dy gazetaruce te shitur
    kembe e koke tek Qoftelargu qe pergjate 30 vjeteve shkaterroi Shqiperine.

  2. Ai says:

    Po po se kane vjedhur pak dhe tani rrituni dhe rrogat hajduteve qe duhen burgosur.
    Prokuror e gjyqtar jane kriminela dhe vet populli do tu tregoi vendin ku e kane me firma te ndeyshme.
    Shkelqen Hajdari te denohet I pari dhe pas tij Prele Martini , Halil Sinani, Qazim Gjoni, Agim Ferizi, Gani e Shefqet Dezdari e me rradhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje