Daçiç nuk ndalet: Deri në fund të vitit, katër ose pesë shtete do ta tërheqin njohjen e Kosovës

5 Nëntor 2019, 16:13Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, nuk e ka ndërmend të ndalë fushatën e egër kundër Kosovës, në veçanti në ato vende që tashmë e kanë njohur pavarësinë.

Shefi i diplomacisë serbe ka deklaruar sot siç raportojnë mediat në Serbi, se deri në fund të vitit “katër ose pesë” shtete do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq lidhur me deklaratat e të dërguarit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, për sanksionet që mund t’i vihen Serbisë në rast se tenton të blejë pajisje ushtarake nga Rusia, Daçiç ka thënë se “nuk jemi budallenj që të mos e dimë se çfarë na lejohet”.

4 komente në “Daçiç nuk ndalet: Deri në fund të vitit, katër ose pesë shtete do ta tërheqin njohjen e Kosovës”

  1. spartak says:

    Prandaj do takohet Rama me Vuçiçn , që tja miratojnë poshtërsitë kundër Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës këti dobiç Daçiçit ?
    Merrni me vehte në takimet për Politikat për Ballkanin dhe shqiptarët në trojet etnike stekat më të shquara të diplomacisë shqiptare , Shaban MURATIN , Bashkim ZENELIN , Dashnor DERVISHIN , Ksenofon KRISAFIN e ndonjë prej atyre të Kosovës , e mos shkoni sikur po shkoni në dasëm me një njomzak si Cakaj .
    A nuk po e kuptoni , që , nga të gjithë aktorët e faktorët politikë ndërkombëtar , si gjithmonë ndër dekada e shekuj , po luhet lojë e rëndë kundër Kosovës dhe kombit shqiptar . Ato shikojnë veç interesin e përfitimeve dhe aleancave në interes të tyre , dhe asgjë më shumë e kurrë në favor dhe interesin tonë . Filloje që nga Erdogani , Putini e deri tek Macroni e Merkeli , pa shku më tej .
    Si nuk shikoni sfidën ashiqare kundër shqiptarëve të të gjithë këtyre shteteve e personaliteteve që prej vitesh shkojnë e vijnë duke u trumbetuar se po bëjnë gjë . Nuk duan kurrsesi të shofin ndër sytë e tyre traun serb , por merren me qimen shqiptare . I bëjnë hosana , përkrahin e mbështesin kriminelët shovinistë serbomëdhenj , që vranë e prenë me qindra mijëra në fund shekullin e kaluar dhe i bëjnë presione vetëm shqiptarëve për me i plotësu orekset grabitqare sllavëve . A nuk mashtruan me demarkacionin me Malin e Zi , gjoja me liberalizu vizat shqiptarëve të Kosovës . A thu nuk e njohin historinë e nuk i dijnë bëmat dhe poshtërsitë që i kanë bërë po vetë apo i kanë pranuar , se minimumi komplet Mali i Zi deri para 150-200 vjetësh ka qenë komplet me shqiptarë , apo se Bosnja , Metohihja , Sanxhaku e deri NISHI kanë fol e kanë qenë banuar autoktonisht vetëm nga shqiptarë .
    MOSNI . Mjaft më me aventurizma infantile politikë vetëm për show . Me këto veprime të pa menduara e të pa studjuara , po ndizni flakët e një lufte të re në Ballkan , gjioja se po përpiqeni për mirë . Pika e të mirës , kur ajo ka vetëm një kahe , Kundra shqiptarëve .

    1. vang says:

      Rr egullat nderkombetare nuk e lejojne nje veprim te tille. Ato shtete qe e kane njohur nuk mund te bejne pas. Keto deklarata te Dacic jane propagande boshe.Tjeter gje qe vendet e Afrikes i kane bere bllok njohjes se Kosoves sepse Berisha ne nje shtet afrikan ndihmoi me arme terroristet te cilet vrane me mijra njerez.Pamvaresisht se ishte shpallur embargo nga OKB bandat e Berishes e gjeten menyren per ti furnizuar me arme fiset hutu.

  2. LULJA says:

    ESHTE MINISTER J PUNEVE TE JASHTEME SERBE ESHTE DETYRA E TIJE DHE DUHET THENE BRAVO.
    ME TURKO – KOSOVARET E TIPIT RAMBUSH E BUBUZHEL NUK BEHET SHTETE ATA JETOJNE EPOKEN FEUDALE

  3. NJe qytetar i thjeshte says:

    Mire more ti ” LULJA ” te vleresoj inteligjencen tende , pooorrrrrr me vjen keq qe nuk ke pak ndershmeri e dashuri per vehten tende , atdhe dashuri sa e bukur dhe engjellore kjo fjale,…………… jetojme ne kohet modern kur cdo njeri ka te drejte te marre nje shtetesi tjeter ,edhe Ti mund ta ndryshosh PASAPORTEN , poorrrrrr , valle a mund ta ndryshosh gjakun tend SHQIPTAR,…………Une per vehten time KURRE ,………..respekte,…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje