Si u vra shqiptari 21-vjeçar nga bariu italian: Shkak një derr që zbuloi kokainën

5 Nëntor 2019, 21:13Kronika TEMA

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Andrea Ndoja në 9 maj 2018 në Itali.

Sipas të njëjtave burime shqiptari kishte qenë pjesë e një grupi të trafikut të kokainës.

Nga hetimet që zgjatën nga shtatori 2018 deri në mars 2019 u zbulua se autor i vrasjes ishte një bari italian i quajtur Giulio Sale. Ai është vënë në pranga së bashku me 3 shqiptarë të tjerë.

Së bashku me viktimën kishin krijuar një rrjet të trafikut të kokainës të cilën e gropoznin në pyll në kavanozë të mëdhenj.

Nga hetimet u zbulua se shkak për grindjen është bërë një derr që kishte gërmuar pranë një kavanozi me kokainë duke e shkatërruar atë.

Nga zbardhja e tablateve telefonike dhe mesazheve në whatsapp shihet se ata fajësonin njëri tjetrin për humbjen e drogës.

Grupi qarkullonte rreth 2 kg kokainë në muaj të cilën e shisnin nga 80 në 100 euro/grami. Autori i vrasjes u dënua me 16 vite burg pasi pranoi një proces të shkurtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje