Disa ditë më parë në Greqi ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një 14-vjeçare ka sulmuar me thikë të ëmën. Nga raportimet e ditës së sotme të mediave greke mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kaminia.
Ishte ora 02:00 e mëngjesit të së enjtes së kaluar, kur vajza 14-vjeçare shkoi në kuzhinë ku mori një thikë 23 centimetra, për tu drejtuar më pas në dhomën ku flinte mamaja e saj dhe nisi ta godiste me thikë.
E ëma e tmerruar ka bërtitur, britmat e së cilës kanë sjellë reagimin e vajzës tjetër. Kjo e fundit vrapoi drejt sallonit dhe i hoqi thikën nga dora motrës së saj binjake.
Vajza tjetër ka njoftuar menjëhërë policinë e cila ka mbërritur në vendgjarje bashkë më të edhe ambulanca. Gruaja u dërgua me urgjencë në spital. 12 plagë thike; 3 në krahun e majtë, 1 në shpatull, 2 në gjoks, 4 në pjesën e barkut dhe 2 në shpinë, kishte marrë nga plagosja e së bijës.
Ajo qëndroi në spital për disa ditë ku u mbajt në kujdes intensiv, ndërsa aktualisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Në prani edhe të psikologes, policia shoqëroi vajzën 14-vjeçare për ta marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje të rëndë. E mitura e tronditur ka thënë se nuk mban mend asgjë.
Motra e saj binjake u shpjegoi hetuesve se 14-vjeçarja po luante me video-lojëra deri në orët e vona të natës. Policia e ka lënë të lirë me kusht 14-vjeçaren, ndërsa oficerët e policisë nga Dapartamenti i të Miturve që po hetojnë ngjarje, thonë se janë të shokuar nga ky rast.
Historia e rëndë tronditi opinionin publik në Greqi, kurse 14-vjeçarja vazhdon të insistojë se nuk i kujtohet asgjë nga veprimet e saj.
Mediat greke bazuar në dëshmitë e fqinjëvë bëjnë të ditur, se familja është shumë e rregullt, nuk ka shkaktuar probleme.
Edhe pse prindërit janë të divorcuar, babai i vajzave mban kontakte të vazhdueshme dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me to. Për më tepër, 14-vjeçarja që goditi me thikë të ëmën, është nxënëse me rezultate të larta në shkollë.
Nuk janë fajtorë fëmijët, as prindërit për të gjitha këto që po na shohin sytë, por është interneti i pa kontrolluar se mbrapa një kompjuteri fshihet ç’do lloj njeriu i lig i cili gjen liri veprimi dhe i drejton fëmijët drejt katastrofës. Interneti është shumë i mirë kur përdoret për të shtuar diturinë se mësojmë shumë gjëra që nuk na shkonte mendja se ekzistojnë. Prindërit duhet të shtojnë vëmendjen tek fëmijët dhe kur kuptojnë se diçka nuk vete mirë të informojnë menjëherë policinë e ndjekjes së krimit elektronik që të ndërhyjnë pa qenë vonë. Dhe në Greqi personeli i ndjekjes së krimit elektronik është shumë i përgatitur dhe në nivel të lartë profesional.
Vajza Sunite ka mesuer perdorimin e thikes ne IS Syria
KETO JANE FRUTAT E PEMES MUTDERRIZM, TE SHKATERROHET BREZI RI ME GJITHFAR FORMASH, ME DROG, DEGJENERIM, SHTHURJE, URREJTJE FETARE, SUPERMACIZEM, SHKATERRIM I TRURIT ME FILMA E VIDIOGAME KRIMIINAL KESHTU BOTA PO SHKON DREJT NJE KATASTROFE TE PA IMAGJINUSHME.
E semure vajza..