Erdogan sulmon UEFA-n: Diskriminues dhe me qasje politike, i padrejtë hetimi ndaj nesh

7 Nëntor 2019, 16:38Sport TEMA

Turqia është bërë subjekt i një hetimi nga UEFA dhe shkak për këtë është bërë përshëndetja ushtarake pas fitoreve në kualifikueset e Europianit.

Skuadra turke respektonte në mënyrë të vazhdueshme ushtrinë e cila ishte në luftë me Sirinë asokohe dhe ngjalli polemika të shumta në mbarë botën.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i cili e ka konsideruar të padrejtë vendimin e UEFA-s për të nisur një hetim karshi skuadrës turke.

Ai shtoi se UEFA ka një qasje politike dhe hetimi për festimin është një diskriminim.

“Është një hetim diskriminues dhe i padrejtë. Është e drejta e futbollistëve për të respektuar ushtarët e vendit të tyre pas një fitoreje. Një sportist që na përfaqëson jashtë, i nënshtrohet fillimisht ushtrisë.

Kjo ishte një qasje politike ndaj Kombëtares sonë dhe klubeve turke”, u shpreh Erdogan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje