VIDEO/ “Shtrihu, shtrihu”, mbrojtësi i Sitit merr leksione portieri dhe tërbon Atalantën me gjestet e tij

7 Nëntor 2019, 12:22Sport TEMA

Mançester Siti nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 1-1 kundër Atalantës mbrëmjen e djeshme e madje, gjërat mund të shkonin më keq për “qytetarët”.

Në pjesën e dytë, Ederson u dëmtua dhe vendin e tij e zuri portieri i dytë Bravo, por ky u ndëshkua me karton të kuq dhe në portë hyri mbrojtësi Uokër.

Megjithëse një mbrojtës në portë, Atalanta nuk arriti të shënonte më teksa Uokër bëri edhe disa pritje.

Në sekondat e fundit, bergamaskët po kërkonin me çdo kusht golin e fitores teksa Uokër kishte topin në dorë, Mendi shkon dhe i jep këshilla portieri.

Ai e këshillon që të shtrihet në tokë kur të presë topin në mënyrë që të fitojë sa më shumë sekonda. “Shtrihu, shtrihu”, ishin fjalët e Mendit.

Reagimi i Uokër ishte ekip duke qenë se megjithëse pa arsye, u shtri për të fituar sekondat e mjaftueshme. Ky veprim, solli të qeshura por edhe reagime te skuadra e Atalantës që kërkuan ndëshkim për të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje