Ajo që pësoi në fushën e Borussia Dortmund ishte një humbje që ngriti disa pikëpyetje në shtëpinë e Interit. Shpërthimi i Antonio Conte pas “bilbilit” përfundimtar thotë shumë. Trajneri zikaltër kritikoi haptas veprimet e klubit gjatë merkatos së verës.
Conte e bëri të qartë se nuk kishte në dispozicion një skuadër, që mund të garantonte arritje maksimale në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, ai kishte parasysh tri keqardhje të mëdha, ose më mirë të themi tre lojtarë që i kërkoi me ngulm, por klubi nuk ia siguroi: Dzeko, Llorente dhe Vidal.
Siç dihet, sulmuesi boshnjak u ndoq nga Interi për disa javë dhe në një moment të caktuar u duk se negociatat me Romën po finalizoheshin.
Në fund, Dzeko qëndroi e rinovoi me kryeqytetasit. Trajneri zikaltër, me Icardi jashtë planeve të klubit, dëshironte të kishte dy sulmues fizikisht të fortë, Dzeko dhe Lukaku, plus Lautaro Martinez.
Pasi dështoi me boshnjakun, Conte kërkoi Llorente si alternativë, një lojtar që tashmë i njihte metodat e tij të punës.
Spanjolli kishte përvojë të madhe dhe ishte elementi ideal për ta lejuar Lukakun të “merrte frymë”.
Interi, nga frika e qëndrimit të Icardi, vendosi të mos e blejë ish-sulmuesin e Tottenham, i cili përfundoi te Napoli.
Një keqardhje tjetër e Conte është Arturo Vidal, lojtar që e njeh shumë mirë nga Juventusi.
Interi siguroi dy xhevahirë, si Barella dhe Sensi, por trajnerit zikaltër do t’i pëlqente një profil me personalitet dhe përvojë, që mund të gjente edhe rrugën e golit.
Edhe në këtë rast, klubi nuk e mori dot kilienin, ndërsa i “mbeti në derë” Borja Valero.
Sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, kritikat e Conte drejtoheshin mbi të gjitha te Piero Ausilio dhe në çdo rast përfaqësojnë një ngut tashmë, për të ndërhyrë patjetër në merkaton e janarit.
Interi do të ishte i gatshëm të lëvizte për një mesfushor, ndoshta edhe për një mbrojtës të jashtëm (Darmian, mes profileve të vlerësuar).
Conte kërkon edhe një alternativë për Lukaku. Shumë gjëra do të varen edhe nga kalimi, ose jo i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Pa kualifikim më tej në këtë kompeticion, vështirë të përmbushen kërkesat e trajnerit.
ESHTE NJE PACAVURE.KURE NUKE KISHTE LOJTARET E DUHUR PERSE E MORI SKUADREN E INTERIT?
PERSE NUKE U REVOLTUA KURE LUAJTEN NE SANSIRO KU INTERI FITOI 2 ME 0 NDAJ BORUSIOS?
FUTBOLLI LUHET ME LOJTARE DHE SKEMA ,DHE JO ME TE BERTITURA ,DHE DUKE U FUTUR NE FUSHE.PUNO ME BROZOVIC SE PO TI KTHEN TE GJITHA TOPAT MBRAPA,PLUSE QE JA BENE EDHE ME SHENJE LOJTAREVE TE TJERE QE TE BEJNE TE NJEJTIN VEPRIM.
KAME NJE NDJESI SIKUR INTERI LOZE VETEM NJE PJESE LOJE ,PJESEN TJETER DONE TA BEJE NJE DITE TJETER.MEGJITHATE RROGEN E MARIN NJESOJE,EDHE PSE HUMBASIN NE MYNYRE SPEKTAKOLARE.