Elozhe për Strakoshën nga Italia, siguri për të tashmen, parà në të ardhmen për Lazion

6 Nëntor 2019, 17:10Sport TEMA

Thomas Strakosha prej kohësh i ka bindur të gjithë. Porta e Lazios është në duar të sigurta dhe një gjë e tillë shpesh vlerësohet maksimalisht nga media të ndryshme në Itali.

Kjo permformancë e shqiptarit ka bërë që të fitojë rolin e titullarit të padiskutueshëm te Lazio, por edhe në Kombëtare. Gjatë merkatos verore emri i tij u lakua shpesh si objektiv i klubeve më të madha.

Portali Il Messaggero.it së fundmi i ka kushtuar një shkrim “gardianit” kuqezi. Strakosha cilësohet si i pazëvendësueshëm te bardhekaltrit dhe shpesh shpëtimtari i skuadrës falë pritjeve të tij.

Më tej ky portal e kosinderon Strakoshën si njeriun që nuk humb asnjë minutë dhe statistikat flasin të gjitha në favor të 24-vjeçarit.

3.5 pritje vendimtare për çdo ndeshje, deri më tani ky konsiderohet si bilanci më i mirë për Strakoshën që prej momentit kur ai ka fituar rolin e titullarit.

I vetmi problem që evidentohet te Strakosha, sipas këtij portali, mbetet fakti që “gardiani” kuqezi duhet të përmirësohet në lojën me këmbë.

Lazio ka në radhët e saj një portier cilësor, por që ndoshta në një të ardhme jo dhe aq të largët mund t’i sigurojë klubit të ardhura të majme, nëse vendos ta shesë.

1 komente në “Elozhe për Strakoshën nga Italia, siguri për të tashmen, parà në të ardhmen për Lazion”

  1. tifozi says:

    Duhet te permiresohet ne daljet, se jo rralle del per laraska, sic doli me Turqine qe na humbi ndeshjen ne min e 90. Edhe te Lacio ben gafa ne dalje here pas here. Mos e fryni shume,po mesojeni te qendroje me kembe ne toke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje