Koha efektive e lojës në një ndeshje futbolli ndryshon shumë në bazë të ligës dhe klubit. Sipas të dhënave ekskluzive të InStat për 35 kampionate europiane, gjatë sezonit aktual, përqindja më e lartë e kohës efektive të lojës është matur në kategorinë më të lartë suedeze (mesatarisht 59.7% e minutave për ndeshje). Në skajin e kundërt është Liga Ceke e Futbollit (50.2%).
Të dhënat, në nivel lige dhe klubesh, janë në dispozicion të edicionit të 272-të të Observatorit të Futbollit CIES. Gjetjet e studimit zbulojnë mospërputhje të mëdha për zonën kontinentale.
Vlerat më të larta të regjistruara në Europën Veriore dhe Perëndimore reflektojnë më shumë stile të luajtjes dhe një disiplinë më të madhe të lojtarëve. Midis pesë kampionateve kryesore europiane, Bundesliga (gjermane) ka kohën më të lartë efektive të lojës (57.1%), ndërsa La Liga (spanjolle) ka më të ultën (53.3%).
Në nivelin e klubeve, përqindja rekord e kohës efektive të lojës është matur te ndeshjet e ekipit suedez, GIF Sundvall (63.2%). AZ Alkmaar (62,9%) dhe Helsingborgs (62,8%) janë gjithashtu në tri vendet e para.
Në ekstremin tjetër janë tri ekipe spanjolle: Alcorcón (45,8%), Getafe (45,9%) dhe Rayo Vallecano (46,2%). Vlerat më të larta për klubet e 5 ligave të mëdha europiane u regjistruan te Bayern Munich (62.0%), Olympique Lyon (61.5%) dhe PSG (60.7%).
Koha mesatare efektive e lojës, sipas ligës (% e minutave)
Ndeshjet e ligës vendase që nga fillimi i sezonit. Të dhënat: InStat.
Koha mesatare efektive e lojës, sipas klubit (% e minutave)
Ndeshjet e ligës vendase që nga fillimi i sezonit. Të dhënat: InStat.