Slavia e Pragës ka bërë surprizën e radhës në Ligën e Kampioneve, duke siguruar një tjetër rezultat historik jashtë fushës së saj.
Skuadra çeke ishte paraqitur shumë mirë edhe në ndeshjen në fushën e vet, dhe vetëm një autogol i Olajinkës e kishte dënuar në humbjen 2-1.
Por pakkush e priste që ekipi të merrte rezultat ndaj katalanasve në “Kamp Nou”.
Slavia u mbrojt me rregull duke i lënë shumë pak hapësira katalanasve, të cilët iu afruan golit vetëm me Mesin, i cili goditi traversën pas një aksioni personal.
Por më pas, vendasit kishin shumë pak raste për shënim e si rrjedhojë u desh të kënaqeshin me vetëm një pikë që i mban gjithsesi të parët në grup, por tashmë jo edhe aq të sigurt për kryesimin meqë në takimet e radhës luajnë ndaj Interit e Dortmundit.
Ndërkohë, takimi tjetër mes Zenit dhe Leipzing u mbyll me rezultatin 0-2.
Golat për ekipin e Leipzingut u shënuan nga ana e Demme dhe Sabitzer.