Hakmarrja ndaj PS, Kajmaku shkarkoi nënkryetarët para largimit dhe vendosi njeriun e tij

7 Nëntor 2019, 21:45Politika TEMA

“Dy ditë përpara se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i hiqte funksionet si Kryetar i Bashkisë se Vorës Agim Kajmakut, ky i fundit ka shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë, duke emëruar Gentian Picarin, shef i kabinetit të tij”.

Burime pranë Bashkisë së Vorës bëjnë me dije se ndërsa ishte në pritje të vendimit të KQZ, Agim Kajmaku ka shkarkuar Laureta Omerin dhe Hekuran Brahimaj. Ky i fundit mban dhe postin e Kryetarit të Partisë Socialiste të Vorës.

Si motivacion për shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë, burime thonë se Kajmaku ka përdorur atë të performancës. Por të njëjtat burime sqarojnë se me këtë lëvizje të tij, Agim Kajmaku nuk i ka lënë hapësirë Këshillit Bashkiak të Vorës që të zgjidhte zëvendësin e tij.

Nëse do të kishte lënë në detyrë dy nënkryetarët, Këshilli Bashkiak do të zgjidhte me shumicë votash njërin prej tyre.

Por me lëvizjen e tij, detyrën e Kryetarit do ta ushtrojë Nënkryetari Gentian Picari, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme, të cilat duhet të dekretohen nga Presidenti i Republikës.

Por kreu i shtetit nuk i njeh zgjedhjet e 30 Qershorit dhe pritet të mos i dekretojë zgjedhjet, ashtu siç veproi në rastin e Bashkisë së Shkodrës.

6 komente në “Hakmarrja ndaj PS, Kajmaku shkarkoi nënkryetarët para largimit dhe vendosi njeriun e tij”

  1. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Dmth lufte bandash per pushtet, njera bande me pushtet politik e tjetra bande me pushtet kriminal e ekonomik. Me duket se grupit KCK iu shtua edhe nje rilindas nga Vora, apo jo o shalegjat e mendjepakt?

  2. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Dmth lufte bandash per pushtet, njera bande me pushtet politik e tjetra bande me pushtet kriminal e ekonomik. Me duket se grupit KCK iu shtua edhe nje rilindas nga Vora, apo jo o shalegjat e mendjepakt??

  3. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Dmth lufte bandash per pushtet, njera bande me pushtet politik e tjetra bande me pushtet kriminal e ekonomik. Me duket se grupit KCK iu shtua edhe nje rilindas nga Vora, apo jo o shalegjat e mendjepakt???

  4. Alban Dega says:

    DY AKUZA ME SHUME PER KETE MASHTRUES!

    1- Shperdorim detyre i paster
    2- Marrja e kopetencave qe nuk is jep ligji!
    Pis pisi kriminel mashtrues i shumefishte i kapur me presh ne duar

  5. Al says:

    Hajde kajmak hajde… esadist edhe ti…

  6. lesh e li says:

    Ku I gjeni keta tipa per poste te larta. Ka plot djem e vajza punetor, te drejte dhe njerezor. Shoqerie nuk I pranon me keta njerez. Duhet hequr dore nga ekstremistet e te fortet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje