Ilir Meta, president i vendit, sapo ka publikuar një foto nga Kalabria duke treguar edhe qëllimin e vizitës së tij.
Presidenti thotë se do të marrë pjesë në konferencën kushtuar Antonio Gramshit, personalitet I shquar Italian dhe shqiptar.
“Mirëmëngjes nga Kalabria, nga ky vend i mrekullueshëm, ku sot do të kem kënaqësinë të marr pjesë në konferencën kushtuar Antonio Gramshit, këtij personaliteti të shquar italian dhe shqiptar. ????”, shkruan Meta ne rrjetin social.
Po kush është Antonio Gramshi? Eshtë një filozof marksist Italian dhe një politikan komunist. Ka shkruar mbi teorite politike, sociologjinë dhe linguistikën. Ka më shumë se 30 libra të shkruar dhe mbi 3000 faqe histori dhe analizash gjatë burgosjes së tij nga regjimi fashist I Musolinit.
“Unë vetë nuk kam asnjë rracë. Babai im është me origjinë shqiptare. Familja u arratis nga Epiri gjatë luftës së 1821, por u italianizuan shumë shpejt.
Ndërkohë kultura ime është italiane, kjo është bota ime. Qënia me origjinë shqiptare nuk është vënie në lojë, sepse edhe Crispi ishte shqiptar, I edukuar në një kolegj shqiptar”.
Kështu i shkruante kunatës së tij Tania nga burgu I Turit në 12 tetor 1931, Antonio Gramshi për origjinën e tij.
Meta vlerëson një personalitet komunist të fillimshekullit të kaluar, kur në Tiranë ka nisur një debat historic mbi figurat e komunistëve të varur në bulevardin kryesor të Tiranës.