Francës s’ia ngatërrojmë dot himnin, se tërë Bota do jetë në stadium!

9 Nëntor 2019, 17:24Sport TEMA

Bota nuk paska hall tjetër më 17 Nëntor,  vetëm e vetëm të jetë e pranishme në stadiumin Arena Kombëtare, për të parë ndeshjen bujëmadhe, Shqiperi-Francë dhe kjo  për shkak të shqiptarëve.

Sa herë që veshim petkun e biletashitësit ndërkombëtar,  na bëhet sikur tërë bota vjen vërdallë orbitës sonë, madje duket sikur jemi ne më të  rëndësishëm se edhe vetë ..bota!

Shijoni frazën zyrtare të dalë nga “goja” e FSHF-së, adresuar gazetarëve,  me rastin e kësaj ndeshjeje “botërore”: “ Për shkak të kërkesave shumë të mëdha nga media nga e gjithë bota, dhe detyrimeve që kemi ndaj Francës, që ka shumë gazetarë në këtë ndeshje, mund të aplikojnë vetëm gazetarët që mbulojnë sportin…”

E para, gjithë bota dashka bileta për këtë ndeshje,  edhe përballohet si gënjeshtër, ngaqë loja me biletat është e vjetër, por, kjo e dyta,  që paskemi detyrime ndaj Francës,  duket si një çmenduri e nivelit të lartë, që vërteton se tanët kanë në dorë biletat, por nuk kanë në kokë…trutë!

Po në Francë, a  s’na e  bënë lesheli himnin dhe më pas,  për ta bërë edhe më “spektakolare” gafën, i kërkuan falje futbollistëve armenë sepse nuk e dinin se në fushë kishin përballë futbollistët nga Shqipëria.

Ky është borxhi që i kemi Francës apo na e ka Franca ne?  Meqë nuk kemi leqe, as politike e as sportive, për t’ia ngatërruar edhe ne  himnin francezëve,  atëherë, le të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë..nënshtrimin sikur të ishim borxhlinjtë e tyre.

Apo vallë quhet borxh prania e Francës së madhe, kampione e kësaj bote, në një stadium që po nxiton ethshëm, madje po terbohet para pasqyrës  për t’u bërë gati, aq sa kanë ardhur edhe vullnetarë nga UEFA, te cilët  po na mësojnë kozmetikën ..sa për natën e parë. (Sfidanti.al)

8 komente në “Francës s’ia ngatërrojmë dot himnin, se tërë Bota do jetë në stadium!”

  1. sportisti says:

    Makroni e pret me padurim kete ndeshje, eh sa i genjen mendja shqiptaret qe gjithe jeten kane ngel inferiore dhe te neshtruar, pasi nuk kane pasur burra asnjehere ne drejtim keto 30 vjet

    1. Raimond vlonjati says:

      Ne fakt kur ne megafon te thuhet : Dhe tani hyni francez , eshte mire te shtohen nja dy fjale ekstra , me ironi ne anglisht si psh :

      And now the anthem of France , “for real “

  2. loqeleqe says:

    Vërtetë «ne nuk kemi leqe», por, ama, kemi loqe!

  3. Lona says:

    SHQIPERIA DUHET TE FITOJE

  4. Eri says:

    Himnin e Gabonit dhe me pas tu kerkojme falje lojtareve te Madagaskarit.

  5. Viktori says:

    Une them t’a nisim me himnin e Shqipërisë në fillim e pastaj me atë të Francës kështu ta marrin vesh tua fusim
    atyre dinakeve që bëjnë sikur ngatërrojnë himnin po pse kaq idiota jane francezët që nuk njohin as evropen .Në u tregojmë që ne e njohim himnin Francez po ngaterruam
    radhen.

  6. nqs perberja e Formaciot Gjeli Makron ,
    eshte i zi ,
    dmth anon nga Afrikan ,
    s’duhet injoruar Afrika !
    Nooooooooooooo .
    Sidoqoft nuk duhet len ky rast ,pa treguar Dinjitetin si Shqiptare
    dhe te bejne dicka konkrete ,per nder te Makronit .
    Psh dicka midis Gishtit dhe Penisit Gjigand pra si Gishti tij ,
    me koken e Makronit duke e levize gjithmo ga a djathta ne te majte ,ne shenje Mohimi per BE-n
    keshtu i jepet Restua nji shkerdhate antishqiptare ,
    ne Menyre te Kulturuar !!!!!!!!!!!!!!!!!
    ose qe ti ngjaj atij .

  7. nqs perberja e Formaciot Gjeli Makron ,
    eshte i zi ,
    dmth anon nga Afrikan ,
    s’duhet injoruar Afrika !
    Nooooooooooooo .
    Sidoqoft nuk duhet len ky rast ,pa treguar Dinjitetin si Shqiptare
    dhe te bejne dicka konkrete ,per nder te Makronit .
    Psh dicka midis Gishtit dhe Penisit Gjigand pra si Gishti tij ,(tollombace me ajer natyrishte )
    me koken e Makronit duke e levize gjithmo ga a djathta ne te majte ,ne shenje Mohimi per BE-n
    keshtu i jepet Restua nji shkerdhate antishqiptare ,
    ne Menyre te Kulturuar !!!!!!!!!!!!!!!!!
    ose qe ti ngjaj atij .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje