Meta bën përpjekjen e fundit për bllokimin e Kushtetueses, apel deputetëve para seancës: Gjeni 5 minuta kohë dhe lexoni ligjin

11 Nëntor 2019, 09:25Politika TEMA

Një orë para seancës së Kuvendit ku pritet të votohn dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese, presidenti u ka shkruar deputetëve përmes Facebook.

Edhe pse disa prej tyre i ka cilësuar prej kohësh si të paligjshëm, Ilir Meta kërkon që të lexojnë ligjin për GJK.

Kreu i shtetit e ka përcjellë mesazhin e tij nga Parisi përmes Facebook. Ai nuk harron të sulmojë edhe këtë herë duke u shprehur se botimet në Fletoren Zyrtare janë kontrabandë dhe se ka disa individë partiakë në Drejtësi.

Mesazhi i plotë i Ilir Metës:

Të nderuar deputetë,

Sot është një ditë tepër e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë!

Ju e dini që krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga nëntë kushtet kryesore të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!

Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë !

Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë!

Presidenti po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij.

Ndaj ju lutem, gjeni pesë minuta kohë, lexoni nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe veproni pa humbur kohë!

Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t’i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED!!!

Përshëndetje nga Forumi i Paqes në Paris!

1 komente në “Meta bën përpjekjen e fundit për bllokimin e Kushtetueses, apel deputetëve para seancës: Gjeni 5 minuta kohë dhe lexoni ligjin”

  1. Hrushovi says:

    Pirth mo Like pirth se lirohesh ty te la zbuluar gruaja jote me shoke qe iken nga kuvendi dhe tani kerkon 5 minuta kohe te lexojne analfabetet qe ju zune vendet ik o Like bjere njehere ne ujdi me ate ne krevat cfare doni e pastaj fol ti nuk e gjen burre e grua e jo me nje tufe njerzish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje