VIDEO: Hedh përtokë trajnerin kundërshtar, shpërthen kaosi në ndeshjen e Bundesligës

11 Nëntor 2019, 19:24Sport TEMA

Ishte fundi i ndeshjes dhe ndoshta mbrojtësi i Eintracht ishte i turbulluar, duke menduar se po luante… regbi.

Në një moment David Abraham drejtohet të marrë topin dhe  godet me forcë trajnerin kundërshtar, Christian Streich.

Stoli i Frajburgut nuk mund të rri i qetë, dhe fillon kaosi, me lojtarët që fillojnë të përballen njëri me tjetrin.

Arbitri dënoi me të kuqe Abrahamin “regbist” si dhe Grifon e Frajburgut, më gjaknxehti në mbrojtjen e “nderit” të trajnerit të tij.

Ndeshja mbaroi 1-0 për Frajburgun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje