Ndryshime në listën e Francës për përballjen me Shqipërinë, largohet lojtari i Juves, në apel thërritet mesfushori i Arsenal

11 Nëntor 2019, 16:07Sport TEMA

Ka pësuar ndryshime lista e Kombëtares së Francës për ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020 ndaj Moldavisë dhe Shqipërisë.

Kampionët e botës nuk do të kenë të gatshëm mesfushorin e Juventus, Blez Matuidi për shkak se ky i fundit u dëmtua në ndeshjen e mbrëmshme të bardhezinjve ndaj Milanit.

Mesfushori dyshohet se mund të ketë pësuar një frakturë në brinjë dhe për pasojë nuk ka mundësi të aktivizohet për “ Gjelat” në ndeshjet e radhës.

Kështu, i detyruar në dëmtimi i Matuidi, trajneri i Francës, Didier Deshamp është detyruar të thërrasë në apel emrin e Mateo Guendozit.

Mesfushori i Arsenalit do të ketë shansin të jetë pjesë e organikës së Francës, ndërsa blutë ende nuk kanë zyrtarizuar kualifikimin.

Fillimisht do të presin Moldavinë në shtëpi, ndërsa më pas ‘zbarkojnë’ në Shqipëri për të përuruar stadiumin e ri Kombëtar, përballë kuqezinjve të trajnerit Reja, më datë 17 nëntor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje