Capello sulmon Cristiano Ronaldon: Ka 3 vite që nuk driblon dot një kundërshtar

11 Nëntor 2019, 09:13Sport TEMA

Zëvendësimi i Cristiano Ronaldos në minutën e 55 të ndeshjes Juventus-Milan dhe zemërimi i tij me trajnerin Maurizio Sarri kanë hapur shumë debate në Itali.

Fabio Capello, në deklarata për Sky Calcio, lavdëroi teknikun e bardhezinjve për vendimin që mori.

“Cristiano nuk është në formë dhe Sarri bëri gjënë e duhur. Duhej personalitet për të bërë atë zëvendësim, por në fund e fitoi ndeshjen”, deklaroi ish-trajneri i famshëm.

Më pas, Capello sulmoi Cristianon:

“Nuk i bën mirë imazhit të tij që nuk u ul në stol. Duhet të tregohesh kampion edhe në ato momente.

E vërteta është se Cristiano ka 3 vite që nuk driblon një kundërshtar.

E mbaj mend kur driblonte shpesh, ndërsa sot te Juventusi driblojnë vetëm Dybala dhe Douglas Costa”.

1 komente në “Capello sulmon Cristiano Ronaldon: Ka 3 vite që nuk driblon dot një kundërshtar”

  1. BK says:

    Ne flasim qe gjerat mos perseriten.
    Para nje muaj, ne Lushnje, makina perfundoi ne kafene, duke aksidentuar per vdekje pronaren e lokalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje