Dybala i jep fitoren Juves, Milani shpërdoron pafund!

10 Nëntor 2019, 22:48Sport TEMA

Është mbyllur kryendeshja e javës së 12-të në Serie A, mes Juventusit dhe Milanit.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë triumfuar me rezultatin minimal, 1-0, falë atij goli në pjesën e dytë nga Paolo Dybala.

Milani kishte një mori me raste në këtë takim, por portieri Szczesny bëri shumë pritje të shkëlqyera.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, çka bëri që Sarri të ndërhyjë në formacion.

Ronaldo i bëri vënd Paolo Dybalas në minutën e 55-të, zëvendësim që nuk u prit aspak mirë nga ylli portugez. Megjithatë, ky vendim i dha të drejtë Sarrit, pasi Dybala në të 77-ën, do t’i jepte fitoren Juventusit!

Serie A, java 12

Juventus – Milan  1-0
Dybala 77′

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje