VIDEO: Laçi është i pandalshëm, Kukësi pëson humbjen e radhës dhe rrëshqet në tabelë

10 Nëntor 2019, 15:28Sport TEMA

Laçi ka arritur të marrë një tjetër fitore tepër të rëndësishme në shtëpi, duke mundur Kukësin me rezultatin e ngushtë 1-0.

Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Nuabueze me anë të një penalltie për t’i dhënë 3 pikët e radhës skuadrës kurbinase aty ku kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Laçin.

Nga ana tjetër, Kukësi ka pësuar humbjen e katërt këtë sezon duke humbur edhe terren në klasifikim tashmë. Verilindorët e shohin veten në vendin pestë me 18 pikë, teksa Laçi është ngjitur në vendin e tretë në tabelë me 19 pikë.

Javën e ardhshme, pas rikthimit nga pauza e Kombëtareve, Laçi luan ndaj Partizanit teksa Kukësi pret Bylisin.

Laçi – Kukësi 1-0
63′ Nuabueze (p)

Goli i shënuar nga Naubueze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje