Interi fiton me përmbysje në "San Siro" ndaj Veronës

9 Nëntor 2019, 20:09Sport TEMA

Interi ka arritur të marrë një fitore mjaft të vështirë në shtëpi, duke mundur me rezultatin e ngushtë 1-2 skuadrën e Veronës.

Zikaltërit e kanë parë veten në disavantazh pjesën e parë falë një goli të shënuar nga Verra me penallti teksa me shifrat 0-1 u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën, zikaltërit kanë shpërdoruar shumë ashtu si edhe në fillim teksa për të barazuar shifrat ka menduar Vesino me një goditje me kokë.

Pak minuta para fundit, Barela ka arritur të dyfishojë rezultatin me një goditje fantastike nga jashtë zone, duke i dhënë skuadrës së Kontes një fitore tepër të rëndësishme.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e parë me 2 pikë më shumë se Juventusi që nesër luan ndaj Milanit. Zikaltërit presin një dhuratë mbrëmjen e nesërme nga “kushërinjtë”, ku një barazim do t’i mbante në krye megjithëse duket mjaft e vështirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje