Stadiumi i ri Kombëtar do të mbajë emrin e “Air Albania”. Të paktën kështu raporton Top Channel në një kronikë të transmetuar këtë të shtunë, ku jep edhe detaje nga marrëveshja, që thotë se i mungon vetëm firma e të zezës mbi të bardhë.
Por, nëse gjithçka është e vërtetë, atëherë Federata Shqiptare e Futbollit ka shkelur të paktën njërin nga disa kushtet e vendosura prej vetë asaj në tenderin për emrin e stadiumit.
Në korrik, FSHF publikoi vendimin për të dhënë “me qira” emrin e stadiumit dhe së bashku me këtë edhe kushtet bazë që duhet të plotësonin kompanitë pjesëmarrëse në këtë tender.
Kushti i parë bazë ishte që kompania duhet të kishte një xhiro vjetore prej të paktën 10 milionë euro në vit. Si e plotësoi “Air Albania” këtë kusht të FSHF-së, kur për 2018 nuk kishte nisur ende aktivitetin e saj dhe që për më tepër edhe për 2019 vështirë se në bilancet e veta të kapë këtë shifër?
Kushti tjetër kërkon që kompania të gëzojë një emër dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe ndërkombëtar. “Air Albania” ka pak kohë në treg, që nuk duket e mjaftueshme për të krijuar një reputacion të rëndësishëm, as kombëtar dhe as ndërkombëtar.
Mënyra e vetme sesi “Air Albania” mund të ketë plotësuar këto dy kushte është nëse në tender ka dorëzuar bilancet dhe “reputacionin” e kompanisë turke “Turkish Airlines”, që zotëron gjysmën e aksioneve të saj.
Më anë të një njoftimi të shpërndarë për mediet muaj më parë, Federata Shqiptare e Futbollit pati njoftuar se kishte hapur garën për të pranuar ofertat për kompanitë e interesuar që duan të blejnë të drejtën e emrit të stadiumit të ri. Afati i vendosur nga FSHF ishte fillimisht data 15 gusht, por deri më sot nuk ka ende një njoftim zyrtar se si shkoi ky proces.
Gazeta “Si” u interesua më herët pranë FSHF për të mësuar më shumë se çfarë ka ndodhur me ecurinë e procesit, por personi përgjegjës, Bardhyl Minxhozi nuk pranoi të jepte asokohe shumë detaje.
Në komunikimin e tij me Gazetën “Si”, Minxhozi tha se debati që ndoqi përzgjedhjen e emrit të ri të stadiumit ishte një çështje që i tejkalonte kompetencat e tij dhe se procesi ishte krejt normal. “Ka një debat që është jashtë kompetencave të mia dhe që ka shkuar më shumë në një drejtim politik. Ne e konsiderojmë këtë proces korrekt dhe një gjë që është bërë edhe më parë në vende të huaja”, pati thënë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës.
Mungesa e informacioneve shterruese nga FSHF, ngjalli debat; më së shumti i nxitur edhe nga numri 2 i qeverisë shqiptare Erion Braçe. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ku nuk patën munguar akuzat dhe ironitë karshi presidentit të FSHF-së, Armando Duka, Braçe pati shprehur hapur kundërshtinë tij për emërtimin e stadiumit të ri kombëtar me një emër komercial.
Kur debati u ndez edhe më shumë dhe reagimet u bënë më të ashpra në publik, administratori i stadiumit, Bardhyl Minxhozi doli më një deklaratë për mediat.
“Njoftimi i FSHF në kërkim të një sponsori për Stadiumin e ri për ta vënë administrimin e tij mbi baza komerciale, është pritur me interes nga disa firma me reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar. FSHF, duke mirëkuptuar ndjeshmërine e publikut në lidhje me këtë proces dëshiron të bëjë me dije se vendimi i saj, për gjetjen e një sponsori për stadiumin e ri nuk është një shpikje shqiptare.
Vetëm dy-tre stadiume në “Premier League” nuk kanë emra tregtarë: Liverpool, Old Trafford dhe Tottenham. Ekspertët vlerësojne që arsyet që këta të fundit nuk kanë bërë marrëveshje për “shitjen” e emrit lidhen me faktin që historia e emrit tyre, “shet” më shumë se sa emri i një sponsori. Shumica e stadiumeve me histori dhe tradita, qindra vjeçare kanë emra tregtare. Ja disa shembuj në Europë dhe SHBA:
Amex Stadium- Brighton, Etihad Stadium – Manchester, Emirates Stadium – London, Allianz Arena – Munich, Mercedes-Benz Arena – Stuttgart, Orange Velodrome -Marseille, MetLife Stadium – Neë Jersey USA, FedExField – Maryland USA, Bank of America Stadium – North Carolina USA, AT&T Stadium – Texas, Gillette Stadium – Massachusetts USA”, deklaronte në 28 gusht FSHF në faqen e saj zyrtare.
Sipas FSHF, “stadiumi i ri ka kushtuar shumë. Mirëmbajtja dhe menaxhimi i tij, do të kushtojë gjithashtu shumë. FSHF nuk ka qëllim tjetër veçse të garantojë të ardhmen e këtij impianti. Dhe kjo është një rrugë e njohur dhe jo një “shpikje shqiptare”. “Shqetësimi publik i segmenteve të cakturara “tifozo-pushtetare”, në lidhje me çështjen e emrit, s’ka të bëjë me thelbin e çështjes marketing ose jo, madje as me problemin e emrit.
Është thjesht, përsiatje dhe këndvështrim i një personi, që në edicionin e rradhës së përbaltjes, ende nuk e ka të qartë se si prononcohet: Si pushtetar? Apo si tifoz “i shqetësuar”, apo si politikan që kërkon kredo politike”, deklaronte në atë kohë FSHF.
Por, në një prononcim për Gazeta “Si”, Braçe do të konfirmonte qëndrimin e tij, se emri i stadiumit të ri që po shkon drejt përfundimit do të duhet të mbetej i pandryshuar, (Qemal Stafa). “Qeveria flet ose me vendime ose nëpërmjet zëdhënëses. Qëndrimi im pastaj është ai që kam shprehur publikisht! Qemal Stafa është. Qemal Stafa përfaqëson dhe Qemal Stafa duhet të jetë gjithmonë! Siç është tribuna e ruajtur!”, u shpreh asokohe Braçe.
Zëvendëskryeministri akuzonte asokohe se procesi i nisur nga FSHF për t’ia dhënë emrin një kompanie private nuk është i bazuar në asnjë shkresë zyrtare.“Nuk di në e ka të drejtë apo jo Federata, se e shkruar kund në letrat e saj nuk është. Por ata po vendosin. Ndërkohë po të shohësh reklamat edhe një kompani tjetër po reklamon “Arena Center” nëpër rruge si qendër tregtie e argëtimi”, do të shprehej Braçe.
Per nje grusht para jane gati te bejne gjithcka, jo me te heqin nje emer heroi, qe derdhi gjakun per kete vend. Kujt prej kety shtetareve e politikaneve i plasi per kete vende popull? Me thoni nje, te pakten. Por hak i kemi te gjithe dhe mire te na i bejne ne dhe ketij vendi, pasi per ta ne jemi gati te vrasim njeri tjetrin.
Nxirrini te zinjte e ullirit ketij legeni e ka katandisur futbollin si mos me keq
Pse te mos quhet Stadiumi i Kombit te Shqiperise! Pse te flitet vetem per Albani dhe jo Shqiperi?!
Kompanite Ajrore spetakularisht jane subjekt falimentimesh. Kjo ndodh rendom sot ne bote. Siç ka ndodhur kto 30 vjete ne Shqiperi. Ç’do te ndodhe me emrin e Stadiumit? Do ndrohet emri ç”do vit?
Per nendimin tim,Air Albania,duhet te jete edhe sponsori zyrtar i kombetares.
Nuk ka faj fshf pyetni ramen
Pas kercenimit europian aeroporti i vlores u hiqet turqve dhe u jepet italianeve per te rregulluar gabimin rama u jep stadiumin
Pra shikoni mir kush ka tagrin per keto lodra
ushtri turke, shkolla turke, cdo lagje me xhami dhe minare ne arabisht, lapidare turke, hidrocentrale turke, biznese turke, tv turke, kryeminister turk etj etj
e forta eshte kur cuditeni me JO-ne e BE-se hahaha….bijt e Kastriotit
Plehra POLITIKARË për dy leka jeni gati të QIHENI NË BYTHË, legena të lindur.
Ju o Aksidente Kapotash të skaduara , si guxoni ti hiqni emrin e një DËSHMORI TË KOMBIT për të vendosur emra qesharakë.
STADIUMI DUHET TË VAZHDOJË TË QUHET “QEMAL STAFA”
hahahahah. xhiro 10 milion euro te planifikuara dhe jo te realizuara. Ky ka qene kushti ne tender. Eshte kollaj me e dredh me ata vagabonde qe drejtojne federaten.
Stadiumi kombetar Qemal ……ore araper jeni ne terezi hushtt gorrot e mutit
Boll me patriotizem fallco.Ne kapitalizem :ke shendet sa ke para,ke shtepi sa ke lek,paguan per reclama sa te mban xhepi.I vendos emrin stadiumit(pagese me kontrat per reklamimin e kompanis) ose vendos bucetin tendin apo te kompanis sipas parave qe paguan ne nje vite.Miq te dashur kush mundet te paguaj ne vjet me teper se “Air Albania” automatikisht e fiton emrin e stadiumit.Ne te gjithe boten kjo beshte formula e qe po shtrihet plotsisht edhe ne klubet sportive.Padija e thelle,mos njohja totale e “botes” llapazenlleku, jane pjese e injorances e padijes shqiptare.Vllezer clirojuni nga kto budallalleqe.Ne kapitalizem paguhet gjithecka e per cdo gje qe ti deshron.Ai qe se kupton do e pesoj.kapitalizmi.Ta gezojme stadiumin e inshalla e inagurojme me fitore ndaj Frances.
Stadiumi duhet te kishte nje sponsor perpara se te behej i ri…., kush e beri kullen….?! Apo duan te gjejne dike qe tja faturojne milionat….?! Talluni o maskarenj te ndyre me ate popull se e meriton.
Miu o mik: sponcori eshte tjeter e vendosja emrit(me thjeshte me gjuhen e popullit reklamimi I kompanis)eshte tjeter.Sponsori(nuk eshte sipermarrje) ndihmon direct me para me deshire per te ndihmuar perparim te objektiit te sponsorit, emri eshte thjeshte reklam kompanie qe ka per qellim rritjen e emrit te kompanis.Kulla e pengon stadiumin,te pengon ty,i prish bukurin e saj ?Kto s`jane probleme per ty.Sot sporti eshte industry e industria ka levat e saja per te ecur para.Komercialitetri ne kapitalizem eshte I kudo ndodhur.