Ndryshon lista e kombëtares, Reja bën "prapakthehu" dhe merr sulmuesin

9 Nëntor 2019, 22:40Sport TEMA

Trajneri Edy Reja ka ndryshuar listën e kombëtares në minutat e fundit. Sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit, Myrto Uuzuni, do të jetë i grumbulluar për sfidën kundër Andorrës dhe Francës.

Uzuni nuk ishte parashikuar të grumbullohej, ashtu si në ndeshjen ndaj Francës dhe Moldavisë, por diçka duket se ka ndryshuar mendjen e teknikut italian. Sportekspres shkruan se lojtari ka marrë ftesë jashtë parashikimit dhe do të jetë i pranishëm.

Beratasi rikthehet me kombëtaren pas një grumbullimi që u la jashtë. Ai po luan rregullisht në Kroaci dhe një grumbullim i tillë e ngre dhe në aspektin moral.

1 komente në “Ndryshon lista e kombëtares, Reja bën “prapakthehu” dhe merr sulmuesin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje