Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur ditën e sotme grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të radhës kualifikuese të Euro 2020, ndaj Andorrës dhe Francës.
Kuqezinjtë fillimisht do të presin Andorrën në stadiumin e ‘Elbasan Arena’, më datë 14 nëntor.
Më pas do të vijë edhe inaugurimi i stadiumit të ri më datë 17 nëntor ndaj Francës. Sakaq, janë zbuluar edhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësinë në ndeshjen ndaj Andorrës.
Bëhet fjalë për një katërshe arbitrash nga Andorra, me kryesor 38-vjeçarin, Kristo Tohver.
Ndërkohë, asistentët e tij do të jenë Silver Koiv dhe Aron Harsing. Sakaq, gjyqtar i katërt do të jetë Romer Tarajev. Kristo Tohver është një arbitër i FIFA-s prej vitit 2010.
Ndërkohë, në sfidën ndaj Andorrës, duhet të kenë një kujdes të veçantë për të mos u ndëshkuar me karton të verdhë, Bare, Dermaku dhe Xhaka, pasi do të humbnin përballjen ndaj Francës. Kujtojmë se për takimin me Andorrën nuk do të jetë i gatshëm mesfushori Klaus Gjasula.