VIDEO: Iu kundërvu protestuesve, burrin e spërkasin me benzinë dhe i vënë flakën

11 Nëntor 2019, 15:53Lifestyle TEMA

Dhuna në Hong Kong nuk ka të ndalur. Pas publikimit të pamjeve ku një zyrtar policor kinez qëllon me armë një protestues, në internet është shfaqur një video tjetër rrëqethëse.

Bëhet fjalë për një burrë i cili pas një mosmarrëveshje që pati me protestuesit, spërkatet me benzinë në tërë trupin dhe më pas i vihet flaka.

E gjitha filloi kur ai iu kundërvu protestuesve madje duke u thënë se ata”nuk janë kinezë”.

Për fat të mirë ai arriti të zhvesh bluzën që iu përfshi nga zjarri, por megjithatë është dërguar me urgjencë në spital pasi ka pësuar djegie në disa pjesë të trupit.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje