Mero Baze: Si po digjet shansi historik për heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë. Rama nuk është "babai" i kombit

12 Nëntor 2019, 12:06Rajoni TEMA
Mero Baze: Si po digjet shansi historik për heqjen e kufirit

Samiti i Ohrit, apo i quajtur ndryshe mini “Schengeni Ballkanik”, ka mbledhur  gjatë fundjavës treshen politike, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic.

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Ohër të Maqedonisë së Veriut kanë diskutuar iniciativat për vendosjen e një bashkëpunimi më intensiv ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksandër Vuçic dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal.

Por, pjesë e këtij samiti nuk ishte Kosova. Presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke konfirmuar mospjesëmarrjen në këtë samit ka thënë se ky vendim vjen për shkak të siç ka thënë ai, anashkalimit që i është bërë Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad më nismën e presidentit serb, Aleksandar Vucic.

Thaçi ka thënë se nuk mund të jetë pjesë e takimeve të këtilla rajonale për derisa Serbia dhe Bosnja nuk e njohin Kosovën.

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk e ka mirëpritur këtë vendim të palës kosovare duke thënë se Kosova është vetëpërjashtuar nga ky samit.

Rama ka  theksuar se Kosova në pesë e vjetët e fundit ka marrë pjesë në nisma të ndryshme rajonale e ndërkombëtare, së bashku me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën edhe pse këto nuk e kanë njohur Kosovën.

Samiti i Ohrit ka krijuar zhurmë të madhe nga liderë të partive politike në Kosovë, analistë e politikanë të tjerë. Kryesisht iniciativa e mini-shengenit  është pritur me tone negative në Kosovë.

Por, ndryshe mendon gazetari  shqiptar Mero Baze.

 

 

“Samiti i Ohrit nuk është mbledh ti prish punë Kosovës por për katër parimet që përmenda. Mos pjesëmarrja e Kosovës i prish punë Shqipërisë pasi djeg shansin që të bëhet heqja e kufirit Shqipëri- Kosovë.

D.m.th gjithë demagogët patriotë që 70 për qind të biznesit në Kosovë e kanë me Serbinë thjeshtë po vajtojnë se mos heqin kufirin me Shqipërinë. Kaq humbet Kosova dhe Shqipëria nga mungesa e Kosovës në këtë Samit.

Por ky ishte një proces i hapur dhe mund të ndryshojë mendje rrugës. E rëndësishme është që të krijohet klimë reale rreth qëllimeve të katër parimeve themelore dhe jo të dëgjojmë jugoslavologë që të na tregojnë se po ngjallet Jugosllavia.

Shqipëria s’ka qenë ndonjëherë në Jugoslavi dhe nuk ka çfarë ngjallë. Nëse ndonjë nostalgjiku i kujtohet Titua le ti mbaj lotët.

Kjo është një përpjekje për të marrë mbështetje evropiane për problemet e Ballkanit dhe konkretisht tonat dhe jo një përvojë jugosllave për Evropën”, thotë Baze.

Duke përmendur anët pozitive të “Shengenit ballkanik”, publicisti Baze shprehet kjo është një përpjekje për zgjidhjen e problemeve lokale dhe se assesi nuk duhet të shihet si një proces politik që lidhet me njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Shengeni ballkanik është një përpjekje e secilit vend ballkanik për të përdorur mbështetjen perëndimore për zgjidhjen e problemeve lokale. Ideja është të përdoren katër parimet bazë të lirisë evropiane për të zgjidhur problemet mes njëri- tjetrit.

D.m.th duke u mbështetur tek parimi i lëvizjes së lirë, parimi i qarkullimit të lirë të mallrave, parimi i qarkullimit te kapitaleve dhe parimi i lirisë së fuqisë punëtore, gjashtë vendet e Ballkanit bien dakord ti aplikojnë këto me njëri- tjetrin.

Ju e mbani mend besoj 5 vitet e fundit spektaklin patriotik të Ramës me Thaçin Mustafën e Haradinaj për heqjen e kufirit Shqipëri- Kosovë.

Sa herë thuhej nuk bëhej kurrë pasi BE e SHBA ndiznin llampën e kuqe për shkak të protestës së Serbisë. Në këtë kuadër mund të bëhet.

Po ashtu Serbia e ka më lehtë për të biseduar në këtë kuadër dhe të pranoje këto katër parime dhe për Kosovën.

Është një proces që duhet ndarë nga guaska politike e bisedimeve Serbi- Kosovë për njohjen.

Natyrisht jo të 6 vendet janë të afta t’i aplikojnë të katër parimet.

Fjala vjen Bosnja nuk është gati të pranoje lëvizjen e lirë me Serbinë. Por kjo s’sduhet të pengoje të tërën.

Duhet shkuar deri tek muri për çdo liri themelore me mbështetje të Perëndimit. Pastaj të çajmë muret jo fantazmat që na duken mure”, thekson Baze.

I pyetur nëse afërsia e Edi Ramës me presidentin Aleksandër Vuçic është intensifikuar në një kohë të gabuar, kur raportet në mes Kosovës dhe Serbisë janë në pikën më të ulët sa i përket arritjes së një marrëveshjeje, Baze thotë se nuk është i këtij mendimi.

Sipas tij, secili kryeministër i Shqipërisë e ka për detyrë të kërkojë në vazhdimësi nga Serbia që të njohë Kosovën, e qe sipas Bazes, kjo gjë ka ndodhur.

Sipas tij, kryeministri shqiptar nuk mund të shihet as si baba e as si njerk i Kosovës, por detyrimisht si një kujdestar i saj.

“Vuçic dhe Rama janë bërë bashkë në kuadrin e iniciativës së Berlinit prej vitit 2014. Marrëdhëniet Kosove Serbi s’kanë qenë kurrë të mira as kur Rama shkoi ne Beograd, as kur kërkon në çdo takim me Vuçic njohjen e Kosovës.

Shqipëria nuk duhet parë si një vend që ka paternalizmin mbi Kosovën por si një vend që mbështet aspiratat e Kosovës.

Edi Rama dhe çdo kryeministër tjetër kanë detyrë të kërkojnë njohjen e Kosovës nga Serbia. Këtë nuk duhet ta ndajnë kurrë nga agjenda e tyre.

Dhe besoj e kanë bërë. Të tjerat janë folklorizma demagogësh të cilët e duan kryeministrin e Shqipërisë herë si baba të kombit, herë kryeministër të një vendi fqinj.

Në fakt institucioni i kryeministrit të Shqipërisë është i detyrueshëm të jetë kujdestar i Kosovës . As babë e as njerk i saj.

Pastaj a qesh a qan kur takon Vuçicin e çfarë barcoletash tregojnë janë debate njerëzish që ndoshta ëndërrojnë të jenë vend të Ramës në atë tavolinë por atë nuk e vendos Vuçiqi por shqiptarët”, ka thënë në fund Baze.

Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se Samiti i Radhës i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës me 21 dhjetor. Ai tha se aty duhet të jenë pjesë të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën

PERISKOPI.AL

43 komente në “Mero Baze: Si po digjet shansi historik për heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë. Rama nuk është “babai” i kombit”

  1. Debatik says:

    Thjesht prefekte

    1. Neveri says:

      Te 3 lideret e Ballkanit,ne radhe te pare hedhin firmat ne nje mareveshje,por qe asnjehere nuk kane bere transparence se pse po behet kjo!
      Jemi djegur nje here ne 1946 nga ish Jugosllavia kur na detyruan me anen e agjenteve te tyre Koci Xoxe,Tuk jakova,Kristo Themelko,Nako Spiru etj te pranonim bashkimin e doganave dhe barazimin e lekut me dinarin,por si perfundim jugosllavet bene baterdine e te gjithe mallrave shqiptare ketu!
      Detyrimi i pare i Rames,para se te firmoste ate mareveshje duhet t’i tregonte popullit se cfare do perfitonte Shqiperia konkretisht,cfare detyrimesh do kishte ndaj te tjereve,ado kete rrezik konkurence,sidomos kur Serbia eshte nje shtet me i fuqishem ekonomikisht etj!
      Me cfare do konkurojme ne ne Ballkan etj!
      Se fundi dhe jo pak me rendesi,se Serbia duhet ta njohe Kosoven si shtet i pavarur,ndryshe kjo do ishte thike pas shpine ndaj Kosoves!
      Eshte e pa faleshme per Ramen,qe nenshkroi mareveshjen dhe nuk bisedoi me kosovaret,pale qe as me shqiptaret nuk tha asnje fjale sikur Shqiperia te ishte prona e tij!
      Rama eshte i rrezikshem si kryeminister,prandaj ai duhet te shporret!

  2. Kozmos says:

    NUK BESOJ QE THACJ , NUK KA MARRE PJESE PER HIRE TE MOSNJOHJES , SEPSE AI SHKON SHPESH NE TAKIME ME VUCIC , POR NDISHTA NUK S DUAN LIBERALIZIMJN ME SHQIPERINE . ATA JANE KUNDER CDO LLOJ MUNDESIE TE BASHKIMIT ME SHQIPERINE .

    1. Fati says:

      I nderuar, shihet se sot ne mengjes ke harruar ti marresh ilaqet.

      1. Ymeri i Famshem says:

        Ishte mbyllur shitorja. Po dyqani ishte hapur, dhe i mori aty ilaqet.

  3. Zgalem says:

    Perpara mero bazes , politikane profesionistet dhe me spaleta , jane dushk , per gogla . Zgalem

  4. beni says:

    O Merp muti. Harrove qe njekohesisht hiqet edhe kufiri Kosove Serbi

    1. pato says:

      Kosove – Serbi eshte i hequr pasi strukturat Serbe ne Kosove nuk e njohin fare kufirin…

      1. Shqiptar Kosovar says:

        Kufiri Kosovë -serbi është mjaft i mbrojtur,
        Jan 2 vendkalime kufitare në veri të Kosovës, të cilat kontrollohën nga policia e Kosovës,
        Kosova po tenton që kufiri Kosovë-serbi të jet sa më i fortë,
        Derisa serbia e pranon shtetin e pavarur të Kosovës,
        Kosova nuk do pranoj asnjë marrëveshje minishengen, e as një tjetër marrëveshje rajonale,
        Kosova dhe Shqipëria kan 100 mënyra të lehtësojnëkalimin kufitar mes veti, dhe të heqin plotësisht tarifat e mallërave mes veti,
        Por është edi rama që po i ngulë thikën në kurriz Kosovës

  5. Boss says:

    Saktë me mire nuk bëhet. Po kujt ja thua koke shkëmb.

  6. br says:

    Në kohën kur Rama po e trash miqësinë me Vuçiqin, Daçiqi ( minister ne qeerin e Vucicit) bind Ganën ta çnjohë Kosovën. Mjaft me me qoke!

  7. rexha 10 says:

    PO QE SE KRIJOHEN NE BALLKAN NJE MINISHENGEN ,ATHERE KOSOVA ISHTE E PARA QE DUHET TE MERTE PJESE PER KETE LEVIZJE TE LIRE.KETU PROBLEMI ESHTE PER TE ANEKSUAR KOSOVEN.PUNA E PARE QE RAMA DUHET TE BENTE ISHTE QE TE KRIJONTE LEVIZJE TE LIRE ,OSE TE HIQTE KUFIJTE SHQIPRI KOSOVE.PASTAJ LE TE SHIKONTE SE VUCIC ISHTE DAKORTE PER NJE MINISHENGEN NE BALLKAN.ME KETE VEPRIM RAMA PO I THOTE KOSOVES QE ANEKSIMIN E KOSOVES E KERKUAT VETE ,SEPSE NUKE MORET PJESE NE MBLEDHJEN E KRYEMINISTRAVE TE BALLKANIT.
    TANI ME DUKET SE PROBLEMIN DO TA KEMI ME EUROPEN.KA VETEM 2 MYNYRA PER ZGJERIMIN E EUROPES ME VENDET BALLKANIKE,.
    E PARA O DO TE PRANOJE VETEM KOSOVEN QE ESHTE JASHTE KETIJE SHENGENI BALLKANIK, TE PAKTEN DERI TANI QE PO FLASIM, OSE DO TE PRANOJE VENDET E BALLKANIT QE KANE BERE KETE MARVESHJE DHE LENE JASHTE VETEM KOSOVEN E IZOLUAR NGA I GJITHE BALLKANI.PO QE SE KJO NDODHE KY ESHTE GABIMI ME I MADHE I RAMES SI KRYEMINISTER I SHQIPRISE. DUHET TE KUJTOJE SE SHQIPRIJA DHE KOSOVE KANE TE NJEJTIN FLAMURE.AI QUHET FLAMURI I KASTRIOTEVE. TOLERANCA NUKE MUNDE TE ARRIJE NE KETE PIKE .OSE TE KRIJOHET NJE KONFEDERATE BALLKANIKE ,DHE TE HIQEN TE GJITHE KUFIJTE E SHTETEVE QE BEJNE PJESE NE BALLKAN .KJO ESHTE RRUGA ME E DUHUR.PORE A ESHTE DAKORTE SERBIJA????

  8. Kosovari says:

    Me gjithe rrespektin Mero, duhesh t’a pranosh qe me kete projekt perfitojne vetem serbet, ndersa shqipetaret jane humbesit me te medhenje. Ja arsyet: Serbet jane prodhuesit me te medhenje ne rajon te mallrave ushqimor dhe me cmime shume konkurente, qe do te thote se do ta vershojne tregun shqipetare me mallrat e tyre. (Me afat te skaduar). Kurse prodhimet shqipetare duhet t’a pranojme qe as serbet, as maqedonasit dhe as boshnjaket kurr nuk do e konsumojne. Keshtu qe prodhuesi shqipetar do te detyrohet t’i mbyll fabrikat.
    Me rrespekt
    Kosovari

  9. Baton DR says:

    Më falni po unë nuk jam lopë që vetëm përtyp e ripërtyp bar (apo euro)…!
    Përpara çfarëdolloj marrëveshje me Serbinë (apo Maqedonine e këtij timit) duhet:
    1) të kërkojnë ndjesë të sinqertë për çdo krim që kanë kryer ndaj gjakut tim;
    2) të provojnë se kanë hequr dorë nga planet e tyre për përvetësimin e trojeve të mia nëpërmjet zhdukjes të gjakut tim!
    Qasje kaq naive me fqinjët hasëm vetëm një piktor mund ta ideonte…

  10. Kasem gahinji says:

    Asnje kufi nuk hiqet nga shengeni,wofte edhe ky ballkanik.lehtesohen procedurat.kjo nuk do te thote se hiqen kufijt ose behen bashkime shtetesh.ulja e kosoves ne tavoline do te ishte konfirmim pavarsie,sepse ulej si pale e barabarte.per mua cdo gje qe shkruan z.mero eshte e sakte.

    1. I urti says:

      Nese Kosova do te ulej ne tavoline do te ulej pa flamur dhe pa stemat shteterore,pra jo e barabarte.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Kush te tha ty qe sdo kete flamur?!?!

  11. zhaku i pamposhtur says:

    Mero po ti të tuat i ke këto mendime mo? Po pak turp nuk të vjen? Po a mund të futet Kosova në këtë valle pa u njohur si shtet nga sërbia? Ky është intelekti yt apo të dhanë urdhër grekët që të shprehesh në këtë mënyrë. ..po bëni goxha punë ju gazetarët e mëdhenj..ti dhe Muq nano keni humbur kot

  12. Dursaku says:

    Serbet gjithmone e kane pas enderr portin e Durresit. Tani me kete projekt, endrra e tyre do behet realitet. Porti i Durresit do te shfrytezohet nga Serbia per import mallrave nga Kina, duke mos paguar asnje takse. Perfitimi tjeter eshte eksporti i mallrave serbe ne Shqiperi, gjithashti duke mos paguar asnje takse. Me kete projekt pra Serbia me qe e ka humbur provincen e saj Kosoven, Rama ia ofron Vucicit Shqiperin si zevendesim per Kosoven e humbur.

    1. Nick says:

      Takimi i ardhshëm në Durrës. Ça kërkon më plako? A ka më troç se kaq?

  13. Pesimist says:

    A e ke degjuar ti z. Mero shprehjen labe: O balo te henger tenja se e ke te keqen brenda. Ne rastin e mesiperm kjo do shkonte: o shqiptar te hengert tenja se e ke te keqen brenda.
    E keqja e Rames eshte qe planet e tij qe ka ne koke, i diskuton ne rradhe te pare me Vuciq dhe aspak me kosovaret.
    Kosovaret jane te papjekur dhe ngasin inate kalamajsh. Nuk morrem pjese thote derdimeni, se ne takimin e pare nuk na ftuan.
    Hajde pastaj dhe diskuto per dipllomaci dhe plane strategjike! Udheheqesit tane nuk dine te thone mermengjes njeri tjetrit. Iliri eshte “gjerman” I kulluar. Sala eshte pikepyetja e Madhe Shqiptare. Te dy bashke shpallen hero kombetar Hajredinaj se hodhi ne ere marreveshjen e mundeshme te Kosoves me Sebine dhe tani jane ne piken zero. Rama tregon barcaleta per popullin dhe nuk therret kosovaret ne takime e te spjegoje cfare mendon dhe cte mira ka “Shengeni i Vogel”. Kosovaret, gjysma jane kalamaj dhe u mbetet hatri se pse Rama nuk u thote mirmengjes. Gjysma tjeter jane Mic Sokola qe duan secili te kendoje si gjeli maje plehut ne fshatin e vet.
    Asnje nuk del nga veza e kufizimeve mendore dhe te shpertheje si bab I kombit. mundohen te tregohen te zgjuar sikur jane ne konkurs zgjuarsie….

    1. I urti says:

      Cfare marreveshje hodhi ne ere Haradinaj?

      Ate qe te gjithe zonen me pasuri minerale te Trepces ti jepen Serbise,ne kembim te njohes?

      Te gjitha pjeset qe ju shkeputen Jugosllavise,nuk eshte ndryshuar kufiri.
      Perse duhet te ndryshohet vetem per Kosoven?

      1. Pesimist says:

        @ I urti,
        Kush te tha ty qe pasurite e Trepces do i jepeshin Serbise?
        Plani ishte qe ato tu jepeshin kompanive amerikane me afat 100 vjecar. Pika tjeter ishte qe pjesa veriore e Kosoves e populluar nga serbet te shkembehej me pjesen jugore te Serbise, te populluar nga Shqiptaret. Ketu ne siperfaqe fitonte Kosova dhe hiqte qafe njehere e pergjithmone belane serbe ne shtepi…Problem o I urte ishte Evropa qe nuk donte qe te hapeshin problemet e tjera sic eshte bashkimi I Kosoves me Shqiperine dhe Sebise me gjysmen e Bosnjes. Me nje fjale ketu humbem si ne ashtu dhe Serbi. Fitoi Evropa qe ne fund na tregoi vendin sepse nuk jemi te zote te mendojme me koken tone…Pyetja jote se pse duhet te behet dallim midis Kosoves dhe Kroacise, eshte nje problem shume I gjere dhe shkurt po te them sepse kufijte e Kosoves ishin thjeshte administrative dhe jo shteteror. Per me teper Kosova nuk eshte Kroaci qe eshte e zonja ti bej karshllek Serbise. Tani Kosova po na ben ne karshllek… Beju vertet i urte dhe jo llafazan .

        1. I urti says:

          Me duket se po flet kot.

          Pjesa veriore e Kosoves ka qene shqiptare dhe tani eshte populluar me serbe te ardhur nga Kroacia.

          Vetm 2 komuna nga 4 jane serbe,dy te tjera jane me shqiptare qe jane perzene dhe jane mbushur me serbe te Kroacise.

          Kosoves nuk i leverdis te shkembeje toka shqiptare(Mitrovice)me toka shqiptare(Presheve).

          Nese kompanite amerikane do te merrnin eksluzivitetin e pasurive te Veriut te Kosoves,nga kush shtet do ti merrnin,nga Kosova apo nga Serbia?

          Po cfare siperfaqe fiton Kosova kur ne ate siperfaqe nuk ka asgje?
          Veriu ka pasurite natyrore dhe ujin…

          Vere pak mendjen ne pune dhe mos fluturo.

          Me shkembimin e territorreve do te humbte shume Kosova dhe do te merrte nje leter pa vlere nga Serbia se gjoja e njeh Kosoven…

          Plus qe Serbia ka deklaruar qe edhe sikur te shkembehen territorret ajo nuk do ta njohe kurre Kosoven.

        2. Shqiptar Kosovar says:

          Ti pesimist ose he totalisht injorant,
          Ose nuk je i informuar,
          Kosova ishte në exjugosllavi, njësi federative e barabart me tjerat republika, kufi administrativ, ishin të gjithë kufinjët e republikave dhe Kosovës në exjugosllavi, Kosovës ju muar autonomia më 23 mars 1989 nga fashistat serb,
          Dhe Kosova luftoj pa ndalë për pavarësi,
          Shqipëria zyrtare, më shumë e ka penguar sesa që e ka ndihmuar Kosovën të bëhet shtet, madje edhe tani edi rama po e dëmton pavarësinë e Kosovës,(i falënderohem popullit të Shqipërisë që na ndihmoj gjat luftës, duke na strehuar, dhe duke u bashkangjitur në formacionet e UÇK)
          Kosova njëher e mirë duhët tërregulloj raportet me serbinë,
          Pra serbia duhët të pranoj shtetin e pavarur të Kosovës,
          në kufinjët ekzistues, pastaj munden të bëhen marrëveshje për minishengen, nëse Kosova ekskluzivisht ka interesa nga kjo marrëveshje,

  14. gjoni says:

    Ore Mero po per cilen shanse te humbur flet ti? Serbia akoma pa u konfirmuar asgje shpall harten e keti mini shengeni pa Kosoven fare…..
    Jame dakord se Thaci per makiavelizmin e vet e jo per parime nuk shkon ne takim, ati tani i duhet “patriotizmi” qe aqe leht shitet ne Kosove.
    Rama, qeverfia shqiptare do te ishte me mire te krijonin Shengenin shqipetar njihere pastaj ate Ballkanik.

  15. LILOLABJA says:

    Mero si gjithmone 100 hapa perpara !
    Sesi mund te ngjallet Yugosllavia kur kemi nje Bosnje qe akoma nuk hap kufinjte dhe nje Kroaci e Slloveni ne BE vetem keta derrat me dy kembe e dine.
    Ka ok e USA-es çfaredoni me shume o kokeqoshe se na hapet barkun me kete nacionalizem trikoleshesh.

  16. te theme diçka dhe une. says:

    Mendimi im ka qene qe kur e degjova takimin e pare se: Veç anes ekonomike dhe levizjes se lire te njerzeve, do te ndikoje shume ne afrimin e popujve te Ballkanit duke zvogeluar ne minimum ndarjet, do mposht nacionalizmat bajate si dhe ka dy gjera te renedesishme te cilat nuk thuhen por nenkuptohen; Serbise i zihet fjala ne gryke te thote njohim shtetin e Kosoves, por ne kete menyre shkrihen akujt nacionalist dhe ne nje moment shume me te shpejte perfundon dhe ky probleme. Per kete jam i bindur 100%. Pastaj Ballkani do ti imponohet Europes jo me lutje, por do te jete Europa ta therrase. Sepse jam shume i bindur per keto, por me bene pershtypje te madhe fare qendrimi Taçit dhe ca deputeteve kosovare. Une u jap nje keshille: do ngeli ishull i izoluar me ate mendje qe keni! Bota ecen perpara dhe patritotizmi sot ka vlere kur ben popullin te lumtur dhe te lire dhe jo kur kerkon akoma gardhet e babait. Lexova dhe ndonje shkrim tek gazeta Dita nga Bedri Islami qe ne raste te tilla nuk lene vend as per komente sepse duan ta heqin veten se mendimi tyre eshte finali. Keq me vjen se kam respekt si njeri dhe gazetar per Bedri Islamin, por dem personal nuk me ben: i ben dem shoqerise se emancipuar e demokrate, ben dem lirise mendimit dhe veprimt dhe kerkon te ruaj kauzat e kohes se shkuar te patrioteve fiktiv. Jamplotesisht kundra Bedriut ne ate shkrim. Dhe do tu thosha: mos merrni asnjehere pozicion qitje pas ferres sa here çfaqen ndonje inisiative evolucionare ne sferen e marrdhenieve bashkeballkanike qe rrit ndjeshem jeten e ketyre njerzeve dhe u heq “prangat” e se shkuares.

    1. I urti says:

      Po si mund te ulet Kosova ne tavoline,kur Serbia refuzon qe Kosova te jete e barabarte dhe e pranon Kosoven vetem pa simbole shteterore?Dmth si bicim kamarieri ne tavoline?
      Kur Serbia po paguan para lart e poshte dhe kur po lobon cdo dite per anullimin e njoheve te Kosoves?

      Jeni ne vete more qytetaret “globaliste”?

      Si do ta njohe Serbia Kosoven,kur cdo dite deklaron qe “nuk do ta njohe kurre”?

      Kosova ka plotesisht te drejte te dyshoje ne keto marreveshje,se eshte djegur disa here nga keto ‘bashkime” dhe ” konfederata”.

  17. cris says:

    Ne shqiptaret gjithmone kemi bere fajtore te tjeret, shtetet fqinje, ne jemi populli qe skemi parime per asgje pasi dhe kur flitet per interesa kombetare nuk jemi ne nje mendje. Cfare pret kur presidenti me i korruptuar (Meta) kerkon te mbroje sistemin e drejtesise me te korruptuar.
    Ne jemi komb qesharak.

  18. lavazh truri says:

    O Mero, çfar i ke keto shaka pa kripe keshtu ?!
    Kur te do qejfi ty, je gazetar klas, kur fillon i servilosesh Rames (dikur saliut), lexohesh pernjehere qe ke hyre ne rol.
    Por ketu nuk jemi duke lujt kungulleshka me Ramen dhe me Lulin, por jane probleme kardinale kombetare. Prandaj ketu leri dallaveret dhe fol tamam, ose hesht.

  19. Kuq e zi says:

    Z.mere
    Tashme u bene shume vite qe detyra jote eshte perforcimi,atikulimi,dhe mbeshtetja e idese se kryeministrit packa se per cka flitet
    Ti thua qe kosova duhet te ishte ne samit te heqe kufirin me serbine per qarkullim dhe mallra dhe kjo pa njohjen e meparshme nga serbia si shtet?
    Nqs kosova ska keto kunder serbise a mund te konsiderohet shtet meqe ajo se njeh?
    Pra ske bythe ti biesh gomarit dhe i bie somarit
    Jugosllavise se vucicit mali i zi sot i tha nuk na hyn ne pune i vetmi eshte rama qe mbeshtet jugosllavine e vucicit dhe ti qe sic thashe me siper ke te vetmen detyre ti shetesh keto ide si patriotike

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Kjo injicjative do zgjidhi ceshtjen e Kosoves me Serbine ne rruge te gjate.. Shqipfolesit do perfitojne.. Jemi me shume nga cmendojn dhe me te afte.. Serbia do ta kete me te lehte ta pranoj Kosoven.. Duhen normalizuar gjerat qe te pranohen.. Hiqni mllefet dhe nacionalizmin shqipo se jemi kocke e forte dhe gradualisht do marrim ate qe pikesynojm…

  20. Kuq e zi says:

    Mero Pse e ke hequr komentin nuk te pelqen me pak dhimbje te kalon.

  21. Baton DR says:

    O “të them dicka edhe unë” …domethënë ti mendon që: ta fusim njëherë kurvën në shtëpi për nuse dhe pastaj të shohim se mos e shtrojmë a mos ja dalim ta lidhim fort sa duhet…!
    Sa vjec je ti vëlla…5 ?!

  22. Edi says:

    E Rama bam e Merua ham.

  23. Gani says:

    Z. Mero. Une po te isha si Z. Rama, NUK do te meresha fare me kosoven, por do t’i kushtoja me shume kohe problemeve shume te medha qe ka sot Shqiperia… Ajo zyra e vetevendosjes ne Tirane,per mua eshte gabim shume i madh… koha do e tregoje…

    1. Nick says:

      Vetvendosja është vonuar shumë. Nuk duhet të ketë veç një zyrë në Tiranë, por aty duhet të kishte selinë qendrore. Zyra i duhen në Prishtinë, Shkup, e kudo.

  24. Syzana says:

    Une mendoj se ne te ashtuquaren Shqiperi nuk jetojne shqiptar por nje perzierje fisesh vllehe, serbe, bullgare, evgjite e te tjere, ndryse nuk ka mundesi qe ky vend gjithemone ia fute thiken pas shpine Kosoves. Se kush ka perfituar nga kjo marreveshje lexoni cfare thote Dashnori i Edit, Vucici ne gazetat e Beogradit. Kjo eshte nje marreveshje e dhimbshme per banoret e vet Shqiperise, keni durim dhe do te bindeni vet. Sa te zgjuar jane serbet, sa qyqare jane shqiptaret….

    1. beni says:

      Cilet Jan kosovaret,Osmane,turq,kroate,serbe,maxhype! Keta kan mesuar gegerishten qe flitej nga katolikët skutare!

  25. I urti says:

    Me duket se po flet kot.

    Pjesa veriore e Kosoves ka qene shqiptare dhe tani eshte populluar me serbe te ardhur nga Kroacia.

    Vetm 2 komuna nga 4 jane serbe,dy te tjera jane me shqiptare qe jane perzene dhe jane mbushur me serbe te Kroacise.

    Kosoves nuk i leverdis te shkembeje toka shqiptare(Mitrovice)me toka shqiptare(Presheve).

    Nese kompanite amerikane do te merrnin eksluzivitetin e pasurive te Veriut te Kosoves,nga kush shtet do ti merrnin,nga Kosova apo nga Serbia?

    Po cfare siperfaqe fiton Kosova kur ne ate siperfaqe nuk ka asgje?
    Veriu ka pasurite natyrore dhe ujin…

    Vere pak mendjen ne pune dhe mos fluturo.

    Me shkembimin e territorreve do te humbte shume Kosova dhe do te merrte nje leter pa vlere nga Serbia se gjoja e njeh Kosoven…

    Plus qe Serbia ka deklaruar qe edhe sikur te shkembehen territorret ajo nuk do ta njohe kurre Kosoven.

  26. Shqiptar Kosovar says:

    Apsolutisht opinion i gabuar i mero bazes,
    Si duket mero është klient i edi ramës,
    Kosova duhët të ket mardhënje normale me serbinë,
    sepse serbia është kundër çdo gjëje që është Shqiptare në Kosovë.
    Dhe kundër shtetësisë së Kosovës
    Pra serbia së pari duhët të njoh shtetin e pavarur të Kosovës në kufinjët ekzistues të Kosovës,
    Pastaj munden të bëhen marrëveshje, vetëm nëse Kosova ka përfitime ekskluzive nga ato marrëveshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    ラブドール 150cm あなたが実験者である場合、日本のダッチワイフはあなたにとって理想的です

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje