Plotësimi i vendeve vakante për në Gjykatën e Lartë, 3 kandidatët e parë dalin para KLGJ-së

12 Nëntor 2019, 19:44Kronika TEMA
Plotësimi i vendeve vakante për në Gjykatën e Lartë, 3

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të bëjë verifikimin kushteve ligjore për tre kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Bëhet fjalë për kandidatët Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi.

Njoftimi:

Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i  Zhvillimit të Karrierës:

1- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ervin Pupe”, relatore Marçela Shehu;

2- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ilir Panda”, relator Alban Toro;

3-“Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Sokol Sadushi”, relator  Dritan Hallunaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje