Meta imiton Ramën, flet për gratë në lidership: Ne burrat e kemi të vështirë t’i dëgjojmë sa duhet, edhe kanuni i mbronte (ftesë për pajtim, apo akuzë e re?!)

15 Nëntor 2019, 13:12Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta në Forumin Rajonal për Barazinë Gjinore 2019 të organizuar nga Rrjeti i Grave “Barazi në vendimmarrje”, mbështeti gratë që kanë aftësi në lidership.

Meta tha se gratë duhen respektuar, teksa përmend edhe Kanunin e Lekë Dukagjinit. Sipas Metës, gratë nuk duhen keqpërdorur.

“Ne ende për shkak fatkeqësisht të politikës artificialisht mjaft konfliktuale, se është artificialisht kjo, e kemi të vështirë t’i dëgjojmë gratë sa duhen, që t’i respektojmë ato sa duhen dhe sidomos kur shohim që ato kanë aftësi në lidership t’i respektojmë vlerat e tyre.

Përkundrazi rizgjohen ato instiktet e të kaluarës për t’i anatemuar ato sidomos që janë më të zonjat, më me personalitet, më të pakompromentueshme dhe të cilat i qëndrojnë presioneve.

Dhe në këtë moment nuk është vetëm detyra e tyre që të tregojnë lidershipin dhe të cilat dhunohen padrejtësisht nga ato që e quajnë veten burra, se dhe në kanun ato kishin raport tjetër në raportin me gratë që i sulmojnë publikisht me qëllime intimidimi atëherë duhet të ngrihet qeveria civile.

Keni dëgjuar herën e kaluar në Parlament “nuk vendosin gratë, pse shajnë gratë”. Nuk shkon, kjo nuk është barazi gjinore.

Kjo është secili ka gratë e veta për t’i keqpërdorur dhe në këtë drejtim unë do doja të përshëndesja të gjitha gratë e zonja të Shqipërisë se Shqipëria ka shumë gra të zonjat, mirëpo kur ju jeni vetëm kuptohet se dhe për ato nuk është e lehtë ta përballojnë angazhimin në çdo fushë”, deklaron Meta.

Mbetet mister, nese permes kesaj deklarate qe imiton kryeministrin, Meta fton Ramen per pajtim, apo eshte nje akuze e re ndaj kryeministrit, pikerisht permes deklaratave te tij.

2 komente në “Meta imiton Ramën, flet për gratë në lidership: Ne burrat e kemi të vështirë t’i dëgjojmë sa duhet, edhe kanuni i mbronte (ftesë për pajtim, apo akuzë e re?!)”

  1. Pellazgos says:

    Ndryshoni fjalen Greke Kanun te Epiroteve te Epirit perpara Osmaneve ne Vendos,ju “Shqipetaret “ e rinj.
    Ashtu sic kini ndryshuar gluhen (Glosa) e te pareve tane,qe nga Agios ne Shen latinisht (Saint),Polis ne Qitet (Cita,City),Kratos ne Shtet (State),Papas ne Prift (Priest),etj.
    Mos te harrojme qe Ilyri Kostandini i Madh ndertoi Agia Sofian e famshme,dhe ju qe e mbani veten per “Komb te Lashte” ndryshe nga Greket e shqiptoni Shen Sofia!

  2. lisi says:

    Ilir Meta duhet te arrestohet sot neser do te jete vone per shqipetaret,organet ligjzbatuse duhet te vendosen ne alarm,po kemngul per te prish reformen ne drejtesi se bashku me sali berishen,, Shpejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje