Nga Mero Baze
I gjithë ligjërimi politik i Ilir Metës, pas humbjes së kontrollit nga vendosmëria e faktorit perëndimor për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, është përqëndruar tek akuzat, se diplomatët perëndimorë në Shqipëri janë hajdutë.
Të akuzuarit e përjetshëm të opozitës “Meta-Berisha”, janë ambasadori i SHBA dhe ambasadori i Bashkimit Europian, pamvarësisht emrit.
Ambasadori i SHBA në Shqipëri, prej vitit 1995 është gjithmonë një “armik” i Berishës, ndërsa ambasadori i BE ka dalë armik pak më vonë, kryesisht kur nisi reforma në drejtësi.
Për shkak të përballjes me ta për reformën në drejtësi, ata janë konsideruar diplomatë të korruptuar. Nuk është se kanë ndonjë akuzë konkrete, por dhe nuk u duhet të mendojnë për këtë gjë.
E kanë vendosur veten për një moment në vend të tyre dhe kanë menduar: “Me sa lekë do ta bënin këtë punë”, që po bëjnë ata si diplomat, dhe i kanë caktuar vetes një çmim të majmë imagjinar.
Dhe meqë nuk bëhen dot ambasadorë të SHBA apo BE, tani lekët që ëndërrojnë për vete, ua kanë caktuar atyre, dhe i kanë shpallur të korruptuar.
Kjo listë tani po zgjerohet. Duket se dhe ambasadori i Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, dhe gjithkush që ka përshëndetur zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, është shpallur diplomat i korruptuar.
Në daljen e tij të fundit publike, presidenti i Shqipërisë, ishte kthyer në “kryeprokuror” diplomatësh perëndimorë, dhe fliste vetëm për lekë. Kjo fjalë i ngjallte një tërbim dhe çekuilibër të paparë, kur shqiptonte se këto lekë i marrin diplomatë perëndimorë.
I dukeshin si lekë të ikura nga duart, më shumë se sa ishte duke vajtuar integritetin e shpikur për diplomatët perëndimorë në Shqipëri.
Për fatin tonë të mirë, Perëndimi nuk e konsideron më Ilir Metën një institucion përfaqësues në Shqipëri dhe nuk e merr seriozisht.
Nëse do ta merrte seriozisht, sot SHBA dhe Bashkimi Europian, por dhe Gjermania, Italia e Britania e Madhe, duhet të paraqisnin notë proteste pranë Qeverisë shqiptare dhe ndoshta të rrezikonin të ardhmen e raporteve me Shqipërinë.
Në fakt, ndodh e kundërta. Sa më shumë presidenti ynë lëshohet si qen i tërbuar ndaj Perëndimit dhe përfaqësuesve të Perëndimit në Shqipëri, aq më shumë Perëndimi po i qëndron afër Shqipërisë, për ta kaluar këtë krizë, e cila është bërë e rrezikshme, për shkak se fati i drejtësisë në Shqipëri, tashmë është lidhur dhe me fatin e Ilir Metës, dhe është në konflikt interesi me të.
Sa më shpejt të bëhet drejtësia, sa më parë të ngrihet Gjykata Kushtetuese, sa më parë Shqipëria të përmbushë hallkat e mbetura bosh në reformën në drejtësi, aq më pak shpresë ka për Ilir Metën si president dhe qytetar i lirë në këtë vend.
Dhe kjo e prodhon gjithë këtë trazirë.
Ndaj merreni lehtë. Ilir Meta me këtë gjuhë nuk është Sali Berisha i vitit 1997, por pak a shumë Gruevski i vitit 2017.
Sali Berisha i vitit 1997, me gjuhën e egër ndaj Perëndimit, u muar seriozisht, pasi përfaqësonte një pushtet kundër Perëndimit, dhe e mori përgjigjen.
Meta ngjan me Gruevksin e vitit 2017, kur ishte në këto pozita me Perëndimin, para arratisjes, por që nuk merrej më seriozisht, as kur kërcënonte, as kur çonte banditët në Parlament të përgjaknin demokracinë.
Ky është një individ i dëshpëruar që ka kapur një vulë dhe një zyrë, dhe kërkon të luftojë si Don Kishot kundër Perëndimit, për hallin e tij.
Thjesht ja ka hipur kalit mbrapsht dhe askush nuk e merr seriozisht, përveç Sanço Pançove në zyrën e vet.
KA HUMBUR QETESINE SE GRINGOT JA KANE QEPUR DOSJEN ME ALMIR RRAPON.
Gjithmonë,kur Don Kishoti e pësonte dhe e pllakoste dëshpërimi,i afrohej Sanço Pança dhe i thosh: Imzot,po pse u dorëzova kalorës?!
Metës nuk ja thonë por kështu mendojnë Sançot që ka përrreth si Tedi Blushi &co.
Mero.
këto janë përpjekje të Metës jo për të bërë prokurorin,por një Grusht Shteti të butë!
Shqipëria në rrezik nga falangat e të mafjes politike të drejtuar nga Meta në presidencë,Berisha prapa tij dhe agjenturat Ruso-sërbe.
Zoti Rama ka deklaruar se 100 here do ta votoja Ilir Meten.
Aman mo mero ata lozin se po te doj maxhoranca ndryshon kushtetuten sot ne dark e neser e nxjer prej bythe meten ska pse pret gjykaten kushtetuese dhe te vej né kushtetuse sekseren e kudret cela ti e di shume mir se cfar eshte ajo nje personazh analfabete seksere personale e kudret cela turp tju vij ju gazetareve qe nuk ivestigoni fare per keta bande kudretit lere ut qe e ka pronen e vet po te gjith ata qe u shkarkuan nga vetingu ky i ka ber me grada zaganjor dede e te gjith plepistat behini veti kudretit.ng
Aq negativ eshte Edvin Escobar D’Rama,sa ka bere qe te rehabilitohet figura e Ilir Metes,te shihet si pozitiv.Si mund te besosh qe ka te drejte,
nje Kryeminister qe merr vendime vetem nen efektin e droges?Ne cilin vend te Botes ndodh kjo?Do te ishte skandal nese drogohet nje Mesues dhe jo më nje Kryeminister qe ka ne dore fatin e nje kombi.
Po zigur a ke fakte qe Rama drogohet,apo ke degjuar sali pordhen ?Qe te flasesh badjahva e t’ja fuses have kot Mendoj server nuk te beson askush.Nuk e mbroj Ramen,por nuk mund te besoj dike qe flet muhabete kafenesh.
Zigur, dukesh qe ke fakte dhe nuk flet kot. Aman na trego, ti ka thene mami kto histori, apo po pergjoje prapa deres?
Zigur. Bej kujdes. Po shkove ndonjehere ne Turqi, po u prezantove me ndonje turk, kij parasyshe se ne alfabetin turk nuk ekzistojne germat “Q” dhe “Rr”. Pra kur te prezantohesh si do e thuash emrin dhe mbiemrin tend? A e sheh sa bukur tingellon ti ne turqisht?
Meta po vepron me statusin e te “zgjedhurit nga populli “,si President !
Por ka “haruar” se ate kolltuk e mban me 71 vota te PS.
Sjellja e tij arogante ,nuk eshte per te miren e popullit,por per mbrojtjen e interesave familjare koruptive .
Ne shqiptaret jemi mesuar me “armiq ” te brendshem dhe te jashtem ,kane luftuar dhe “trima” te tjere me mullinjte e eres ,perpara tij !
Dobesia qendron tek socialistet,qe e trajtojne si femije te llastuar,ose pafuqia e tyre eshte tregues i korupsionit ne nivele te larta !
?
ESHTE E TEMERRSHME KUR DEGJON PRESIDENTIN, PD, LSI DHE ZAGARET E MEDJAVE QE U SHKOJNE PAS TE FLASIN ME KEQ SE ENVERI SE DIHET QE ENVERI NUK I DONTE KETO SHTETE POR KURR NUK I AKUZONTE AMBASADORET NE KETE MENYRE…..
KETA E KANE TE QARTE QE TE SHKOJNE NE BURG.
undefined
Ata diplomatet perendimore jane komplet te korruptuar
Ata ishin sebashku me Donald Lu para 2 vjetesh qe , kur opozita po ulerinte se Shqiperia po mbishet me droge , se Saje qorri ishte nje kelysh i trafikanteve te droges,
nderkaq shoku Lu me kopene Europiane ishin totalsht ne meshtetje te Saje qorrit dhe Rama hajdutit ,
dhi biles rrugaceria diplomatike e Lu-se bashke me ate halabaken croate , BE,
kerkonin me ngulm te arrestoheshin ata Opozitate qe akuzonin per drogen e cika po mbulonte gjithe Shqiperine
Dhe ja ku jemi tani ku Shqiperia eshte bere nuner 1 ne Europe per trafik droge
undefined
Z. Baze, i ke bashke te tre ne kete valle antiperendimore, SB-ER-IM. Keta jane supermafjozet qe kane 28 vjet qe na mbajnr peng e na plackisin. Akoma se keni kuptuar qe eshte inskenim i pergatitur me kohe. Uroj USA te tregoje forcen e vet
mua me shqeteson,jo marsida,por deklaratat publike te like foririt-“nuk e njoh kushtetuten…,do bej si te dua…,kushtetuta eshe zero,,,o te rrembejme armet ,o te qendrojme skllever ,o te largohemi nga shqiperia”.marsida dhe ai tjetri te jeni te sigurt,i rrezon komisioni i apelit.rreziku vjen nga cmenduria e presidentit
Kush di te thote se perse KED (keshilli i emrimeve ne drejtesi ) ka derguar sipas kushtetutes tre kandidatura ne Parlament e kater ne Presidence duke i dhene mundesi qe Presidenti te zgjedhe te katerten dashnoren e Alibejat ne kundershtim me kushtetuten pasi kushtetuta e thote qarte 3 kandidatura te reshtura sipas pikeve. Dua tju bej me dije se Dvorani eshte Kryetar i KEDit