Sheshi “Skënderbej” në kryeqytet kishte marrë sot pamjen e një ferme gjigante në mes të Tiranës. Nisi panairi “Shqipëria Punon Tokën”, eventi më i madh për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Shqipëri. Ky është edicioni i tretë i këtij panairi, i cili organizohehet nga Ministria e Bujqësisë dhe Bashkia Tiranë. Pak pas hapjes së panairit, në shesh ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Ata bënë një vizitë nëpër stendat e panairit, për të parë nga afër prodhimet bujqësore dhe për të takuar fermerët e ardhur nga i gjithë vendi.
Ministri Bledi Çuçi tha se ky panair është një ngjarje e madhe festive për bujqësinë shqiptare, agropërpunimin, akuakulturën dhe sektorin rural në tërësi. Çuçi ftoi qytetarët t’i bashkohen këtij panairi.
“Siç e shikoni ka një pjesëmarrje masive, jo vetëm të fermerëve dhe bizneseve agropërpunuese, por edhe të qytetarëve të Tiranës e mbarë Shqipërisë, që kanë ardhur sot për të festuar së bashku. Ju ftoj të vizitoni panairin, ta shijoni dhe të blini produkte shumë të mira Made in Alabnia. Ky është një panair 360 gradë, që ka një interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët. Për dy ditë kemi sjell fshatin në mes të Tiranës”, tha ministri Çuçi.
Numri i pjesëmarrësve në këtë panair nga radhët e fermerëve, sipërmarrësve të agropërpunimit, agroturizmit, por edhe insitucioneve financiare që kreditojnë bujqësinë përllogaritet në rreth 400. Për herë të parë marrin pjesë edhe sipërmarrje nga vendet e rajonit.
Panairi “Shqipëria Punon Tokën” ka një program të pasur përgjatë dy ditëve, me aktivitete të shumta për të rriturit dhe fëmijët. Atraksion më vete është edhe një fermë me kafshë të ndryshme e cila ndodhet në një hapësire të veçantë të sheshit “Skënderbej”, harta e Shqipërisë e vendosur në sipërfaqen e sheshit, si dhe një balon e madhe që tërheq vëmendjen e të gjithëve. Në mbrëmje do të ketë edhe një koncert nga kuarteti Peter Pan.
Po c’mut fermeresh, aty nuk kishte asnje fermer.
Shkoni dhe i pyesni me radhe ku banojne dhe me cfare merren.
Askush prej tyre nuk merret me punimin e tokes.
Te gjithe jane tregtare, ose prodhues pijesh dhe biznese te ndryshme agroindustriale.
Asnje person qe punon direkt token nuk ka aty. Vetem bosa dhe manipulatore, qe thone se vera mund te prodhohet edhe nga rrushi.
Pse duhen keto shfaqje cirku ne mes te Tiranes,kur dihet nga te gjithe se bujqesia shqiptare eshte e rrenuar totalish dhe se tregu shqiptar furnizohet me prodhimet bujqesore kryesisht nga Maqedonia etj?
Si mund te mburret qeveria me djersen e fshatareve kur vete nuk ka dhene asnje kontribut per ata?
Si nuk kane turp,kur buka eshte prodhuar me miell kanceroz serb per shume vite,kur mishi e bulmeti prodhohen me hormone etj duke i futur shqiptareve kancerin ne trup?
Mjaft me reklame mashtruese,se gjysma e fotove aty jane me Ramen e Veliajn,1 foto me fruta zarzavate dhe te tjerat me pije,punime druri etj qe nuk kane te bejne me token!
Nje reklame e ndyre,nje tallje me nje popull te tere qe e di cfare plahrash ha per dite sepse mungon shteti kudo!