Propozimi francez sesi duhet të ndryshojnë kushtet për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian është bërë publik. Përveç katër parimeve mbi të cilat është ngritur ky propozim, të cilat gazeta “Si” i solli më herët, drafti përcakton me detaje sesi duhet të ndryshojë qasja e BE.
Sipas propozimit francez, 35 kapitujt që ekzistojnë aktualisht në lidhje me negociatat e anëtarësimit duhet të zëvendësohen me shtatë faza, që do të integronin vendin kandidat në mënyrë graduale, deri në anëtarësim të plotë.
Në fazën e parë – Sundimi i ligjit, të drejtat themelore, drejtësia dhe siguria
Kjo fazë zëvendëson kapitujt 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me reformat në gjyqësore, të drejtat themelore të njeriut, drejtësia, liritë dhe siguria. Në këtë fazë ofrohet pjesëmarrja e vendit kandidat në Agjencinë e BE për të Drejtat Themelore dhe instrumentat e saj, akses në sistemin e informacionit për këto të drejta, marrëveshje bashkëpunimi me Eurojust, ku përfshihen shkëmbime informacionesh, edhe të dhëna personale dhe shkëmbime të tjera në fushën e drejtësisë. Po në këtë fazë vendeve kandidate u propozohet përfshirja në grupet e punës së BE për drejtësinë dhe në fund ratifikimi i marrëveshjeve përkatëse ndërkombëtare dhe europiane.
Faza e dytë – Edukimi, hulumtimi, rinia, kultura, sporti, mjedisi, transporti, telekomunikacioni dhe energjia
Kjo fazë zëvendëson kapitujt 14, 15, 21, 22, 25, 26 dhe 27, që kanë të bëjnë me transportin, energjinë, rrjetet ndërlidhëse europiane, politikat rajonale, edukimi e kultura, shkenca dhe hulumtimi e në fund mjedisi. Në vend të tyre, Franca propozon për vendet kandidat një program Erasmus+, akses për studiuesit në të gjithë Europën, pjesëmarrje në programin Life+ dhe në fund lehtësi në lëvizje, por jo lëvizje të lirë.
Faza e tretë – Punësimi, politikat sociale, shëndeti, mbrojtja e konsumatorit, konkurrueshmëria
Kjo fazë zëvendëson kapitujt 5,7,8,9, 20 dhe 28, që kanë të bëjnë me tenderat, të drejtën e pronës, konkurrencën, politikat sociale dhe punësimi, politikat për sipërmarrjen dhe shëndeti e mbrojtja e konsumatorit. Në vend të kësaj, Franca propozon që vendi kandidat të marrë pjesë në politikat industriale e unionit, pa përjashtuar mundësinë e përfshirjes në projekte me rëndësi dhe me interes të përbashkët. Propozohet gjithashtu pjesëmarrja në rrjetin europian EURES dhe sindikata si dhe në takime të caktuara të BE-së sipas tematikave.
Faza e katërt – Çështjet ekonomike dhe financiare
Kjo fazë zëvendëson kapitujt 4, 9, 16, 17, 18, 32 që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të kapitalit, shërbimet financiare, taksat, politikat ekonomike e monetare, statistikat dhe kontrollin financiar. Në vend të kësaj, Franca propozon pjesëmarrje në tregun bankar europian dhe në Unionin e Tregjeve të Kapitalit, përveç lëvizjes së shërbimeve financiare, që aktivizohen në fazën e pestë.
Faza e pestë – Tregu i brendshëm, bujqësia dhe peshkimi
Kjo fazë zëvendëson kapitujt 1, 2, 3, 6, 9, 10, 11, 12 dhe 13, që kanë të bëjnë me bashkimin doganor, lëvizjen e lirë të mallrave, punëtorëve, lirinë për të ofruar shërbime, ligjet e sipërmarrjes, median dhe shoqërinë e informacionit, bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe peshkimin. Franca propozon që këto të zëvendësohen me unionin doganor, pjesëmarrje për vendin kandidat në tregun e brendshëm në fund të kësaj faze, por gjithmonë në varësi të progresit të vendit kandidat, një bllok të përbashkët për politikat bujqësore dhe akses në mekanizmin e subvencioneve dhe të mbrojtjes së industrisë së peshkimit.
Faza e gjashtë – Politika e jashtme
Kjo fazë zëvendëson kapitujt 31 dhe 32, që kërkojnë njësimin e qëndrimeve të politikës së jashtme me qëndrimet e Bashkimit Europian. Në vend të tyre, Franca propozon marrëveshje bashkëpunimi konsullor dhe përfshirje e mbrojtjes së qytetarëve të vendeve kandidate me të njëjtin status si qytetarët e një vendi anëtar.
Faza e shtatë – Çështje të tjera
Kjo fazë zëvendëson kapitujt 33, 34 dhe 35 që kanë të bëjnë me marrëveshjet financiare e buxhetore, institucionet dhe problematika të tjera. Në përfundim të kësaj faze, Franca propozon anëtarësimin e plotë.
Domethene fazen e dyte, te limiton levizjen e lire, kurse faza e peste = doni te hani pa limit.. Per mua, merre Makron dhe fute aty ku nuk hyn drite..
Po si moj France, integrimin na propozon ta arrijme shkalle shkalle ? Te gjitha keto faza DUHET te zbatohen njekohesisht, dhe jo njera pas tjetres. Kesaj rradhe tregove se je krejt e paafte te besh propozime konstruktive.
Sa ti bejme keto faza ne, boten do ta kete goditur nje meteor dhe Franca, BE dhee Shqiperia do te jene shuar. Me fjale te tjera kur Shqiperia te kete pushtuar gjysmen e botes si Napoleoni ne kohen e qepes dhe te kete marre flori, diamante, minerale te rralla, nafte, gaz, dhe skllever pa fund; por mos harrojme edhe te gjitha statujat e lashtesise dhe ti kete vene ne Muzeun e Luvrit, atehere do te pranohet ne BE. Flm France! Nuk e duam BE-ne tende. Rri vete atje dhe nderkohe ne do te gezojme diellin tone ne detet Jon dhe Adriatik bashke me britaniket e nenes mbretereshe. Mendo Albrexit z. Rama. Vari ebet!
Franca thote behuni kolonia ime tju vjel vjelNje nga vendet me te poshtra qe ka njohur njerezimi.Gjakpires dhe shtypes te popujve te tjere.Do zoti shkaterrohet si shtet se shenjat i ka dhene.
Franca po mbron serbine dhe problemin qe ka ajo me kapitullin 35 ku percakton kufijte dhe problemet me fqinjet pa kete kapitull serbia rri jashte, ajo duhet te ndryshoje kushtetuten, harten, dhe te njohe kosoven
Po te veme re kapitulli 35 eshte faza e fundit qe macron radhit gjer atehere serbia shpreson ne mrekulli
Besoj keta jane frytet e takimevete shpeshta macron-vucic
Po be do e pranoj?
Macron sikur e kishte hallin te reformimi i mbrenshem i be dhe jo te menyra e integrimit
NË PO TI ZBATOJMË KËTO TE SHTATA SKEMI ME NEVOJE PER FRANCËN DHE EUROPEN. KUR NJE I VARFER DO PUNË DHE MIRËQENIE KËRKON DHE NDIHMËN E TJETRIT PER TE ECUR PËRPARA. NË TE KUNDËRTËN I PASURI I KAMURI SKA NEVOJË PER ASNJI SË ECËN VETE PËRPARA DHE BËN LIGJIN SI DO AI. KJO DO TE THOTË PRIT GOMAR TE HASH BAR PAS 30 VJETËSH KESHTU SI ËSHTË KATANDISUR VENDI JONË.
Detyra e cdo shqiptari ene Ramutit te ndgjoj mire dhe zbatoje urdhrin e baces.
fjalt e shumta fukarallek..shtrojuni punes me ramutin, floririn e tij dhe qenin ne krye tkuvendit me zag art ne te…Lol
aha, albaners kerkojne llogari, aha…ahahhhha…lol