Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë “Rama” nga Myzeqeja ku thotë se ai po shkatërron Shqipërinërinë.
Në bashkëbisedim me fermerët e zonës, lideri i demokratëve i është përgjigjur njërit prej tyre i cili i tha se fle vetëm gjumë.
Kreu i PD tha se ‘Këta punë quajnë vjedhjen, po nuk vodhe për këta fle gjumë’.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Basha ritheksoi edhe njëherë se ka hequr dorë nga ideja e protestave për të ardhur në pushtet.
“Ti hap rrugë një qeverie që vjen me votën tuaj të lirë. Rruga për të dalë nga kjo janë zgjedhjet për programin që mendoni se është më i mirë për ju, ky është mekanizmi bazë i demokracisë” tha ai.
Lulzim Basha përpos taksave dhe tregun, kishte edhe një premtim për fermerët. “Fëmijët e fermerëve do të paguajnë zero tarifë për universitetin dhe do të kualifikohen në shkolla profesionale për atë sektorë që ju shërbejnë ju”.
Ndër të tjera Basha theksoi:
“Kam ardhur të ju dëgjoj e të shtrojmë së bashku zgjidhjet për hallet që i kanë vënë përfund familjet shqiptare, veçanërisht në zonat rurale. Blegtoria është totalisht e braktisur duke nxitur më shumë braktisjen e zonave rurale. Fshatrat tona zbrazen që të nxitet importi i produkteve nga jashtë sepse kontrollohet nga 4-5 oligarkë të kalçetos dhe kjo bie në kurrizin tuaj. Dixhitalizimi i bujqësisë është jetësor.
Me një çip shmang burokratët dhe hajdutët, duke ofruar subvensionet direkte, është fare e thjeshtë, sepse çipi nuk kërkon kafe. Mendja e këtij shteti është të nxjerrë edhe kacidhet nga xhepi juaj. Ka nxjerrë lloj lloj mënyrash për ta bërë këtë.
Ne ofrojmë liri për të punuar dhe për të fituar. Liria dhe çlirimi nga frika e shtetit është gjëja e parë që do të bëjmë. Nuk do të shikoni më inspektorë si grerëza pas mjaltit që vijnë tju marrin ju gjithçka. Zgjidhja e duhur për fermerët që të punojë rehat është zerimi i kostos së prodhimit dhe kjo bëhet vetëm me skemën e subvensioneve direkte.
Sot shtetin e keni kundër dhe ju shikon nga xhepi se si tju marrë edhe kacidhen e fundit. Shteti nuk është për tju ndihmuar. Ky shtet është një kalçeto hajdutërie e korrupsioni. Ky shtet ju sheh vetëm si lopë për tju mjelë. Që nga 1912, Edi Rama është i vetmi që ka arritur rekordin që Shqipëria të jetë e treta në botë më e korruptuar.
Zgjidhja është që paratë që shkojnë tek ata oligarkë të kalçetos të shkojnë tek fermeri. Koncensionet dhe PPP-të do të anulohen dhe paratë do të kthehen në shërbim të njerëzve.
Për fermerët do të kthehen në një buxhet 100 milion euro për mbështetje direkte për fermerin. Në kushtet e sotme me fat është ai që del fyt e fyt, shumica jeni të zhytur në borxhe dhe merrni borxhe për të larë borxhe, askush nuk i kupton këto në kalçeton e korrupsionit. Unë jam këtu për ti kuptuar gjërat me sytë e shqiptarëve.
Zgjidhja që ne ofrojmë është zgjidhje e përbashkët që buron nga ky bashkëbisedim dhe nga një qeveri e dalë nga vota e lirë e juaj. Nukd o të jetë një qeveri e dalë nga krimi, nga Rrajët që diktojnë sot në qeveri. Zgjidhja do të vijë nga zgjedhjet e lira e të ndershme.
Ne po punojmë që ju të zgjidhni sa më shpejt qeverinë që ju ofron programin që ju mendoni se është më i miri për ju. Nuk do të keni nevojë për nip sepse identifikimi i fermerit shqiptar do të bëhet vetëm më kartë identiteti. Nipti u shpik për t’ju futur ju në vathë”, tha Basha. (TemA)
Keto parti hajdutesh duhet te shduket nga faqja e dhehut ..PD LSI PS keto vetem vjedhin e shkaterrojne kriminelat e poshter i kan gjit kancerin shtetit ska doktorr me e sheru nga korrupsuoni….kurse ky legeni basha hajduti ju djeg shpirti per popullin kur ishte ne pushtet vrau 4 protestuse edhe nuk ju fut 1 gjem ne kembe te degjeneruarit tall By… ky palaco se skemi shtet
E mor e na mbushe mendjen ,more leket per unazen ,jeni te gjithe te molepsur po si nuk flet njeri per kete gje ,e marrim vesh ne ne fshat e se marin vesh gazetaret investigative.Pyet kunatin se ai duhet ta di , su hyri gjemb ne kemb .demshperblim per pallatin ne vlore moret ,tendera sa u do qejfi e c do dalesh me ne rruge ti ,i mbylle ato qe doje skllevrit le te rine pa buke me goje hapur.
Ik o kurve e keqe qe ta kane shqep sumen maloket. Nuk ka njeri me dy pare mend qe te besoje ty.
Kur do te jete ajo dite e lumtur kur ti nuk do genjesh . Pse o Basha nuk ju thua njerezve troç , qe : Nuk jemi ne gjendje me bere protesta se nuk na vjen njeri se nuk kemi asnje bashki ne administrim psr te vjedhur leke per t’ju dhene protestuesve se ashtu i kemi nesuar tash 30 vjete.