De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na iku nga duart në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj janë dy "yjet" e Kombëtares

18 Nëntor 2019, 21:07Sport TEMA

Ka qenë i pranishëm në ndeshjen mbyllëse të kualifikueseve të europianit dhe megjithëse nuk kishte më shpresë për Shqipërinë Gianni De Biasi e konsideron fushatën kualifikuese me nota pozitive edhe pse kuqezinjtë nuk mundën të përsërisnin historinë e 4 viteve më parë.

“Shqipërisë kualifikimi i iku nga duart në ndeshjen me Turqinë, ku për një keqkuptim pësuam gol, më pas ndeshja me Andorrën… 

Reja bëri vetëm 8 ndeshje dhe besoj se rrugëtimi ka qenë mëse dinjitoz. Të përsërisësh nuk është e lehtë, aq më tepër në një realitet të vogël si Shqipëria ku nëse nuk ke lojtarë niveli do të jetë e vështirë të arrish objektivë të rëndësishëm. 

Tek kombëtarja po ndërrohen brezat, shumë lojtarë të rinj dhe interesantë tek të cilët federata dhe Reja mund të investojnë për dyvjeçarin e ardhshëm për kualifikueset e Katar 2024”, shprehet De Biasi.

Por a ka shpresë Shqipëria në Botëror?

“Do të varet edhe nga grupi që do të bjerë, por ka lojtarë të mirë si Gjimshiti apo Manaj. Duhet këmbëngulur sepse kanë të ardhme. 

Kundër Francës kishin emocione për shkak të debutimit në stadiumin e ri. Mëkat që pësuam shumë shpejt, aq më tepër në golin e dytë”, tha De Biasi.

De Biasi në fakt ishte i ftuar nga Federata e Futbollit për inaugurimin e stadiumit “Air Albania”.

“Është një krenari për të gjithë Shqipërinë sepse besoj se është stadiumi më i bukur në Ballkan. Nuk është i madh, është stadium perfekt për dimensionet e Shqipërisë. I vetmi problem ishte terreni i lojës, por dihet që fusha përfundoi në momentet e fundit”, tha ai.

Sa i përket planit personal, De Biasi pret të drejtojë një kombëtare, ose një skuadër në Serie A.

“Kam qenë në bisedime me Sampdorian, por në fund vendosën për Ranierin. Jam në bisedime me një kombëtare, por unë dua të zgjedh skuadrën ku do të shkoj. Dua të gjej një skuadër ose një kombëtare ku unë mund të bëj diçka të mirë”, përfundoi ai.

1 komente në “De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na iku nga duart në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj janë dy “yjet” e Kombëtares”

  1. DUKA IK says:

    E ke gabim Xhani, fajin e ka paaftesia e dukes ose me mire bixhozi i dokimentiar qe loz ai me ekipet e FSHF ,ky eshte problemi, se po te fitonim me turqin andorren dhe francen nuk arrinim ne vend te dyte, fajin e ka duka qe te hoqi ty e neri ca para Duke shitur e Duke shkatrruar ekipon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje