“Njerëzit të marrin armët”, Spiropali: Me këto deklarata, po që shpallesh 'non grata'

19 Nëntor 2019, 21:40Politika TEMA

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, ka reaguar lidhur me letrën zyrtare të Presidentit Meta që e shpallte ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt jo të mirëpritur në Presidencë, duke sjellë deklaratat e Berishës dhe të vetë Metës që sipas saj, mund t’i shpallin ata “non grata”.

Spiropali risolli thirrjen e Berishës në Kuvend kur shprehej, “O djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri”.

Gjithashtu, Ministrja ktheu në vëmendje edhe deklaratat e Metës kur shprehej: “Njerëzit për ndryshimin të marrin armët, gjë që është e dënueshme, e papranueshme”.

“Me këto deklarata, po që shpallesh ‘non grata’”, u shpreh Spiropali.

2 komente në ““Njerëzit të marrin armët”, Spiropali: Me këto deklarata, po që shpallesh ‘non grata’”

  1. Lek Kondi says:

    O DJEMA RREMBENI ARMET E VETMJA RRUG TE SHPETOJE LEKURA E KRIMINELIT BARBAR

  2. pjeter says:

    Jo jo,me keto deklarata duhet te perfundosh ne kafaz,sepse jane deklarata terrorristesh,dhe perbejne rrezik per shoqerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje