Berisha braktis Bashën? Asnjë fjalë për aksionin opozitar, ish kryeministri refuzon të përgjigjet

20 Nëntor 2019, 14:15Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me presidentin Ilir Meta, ku në qendër të bisedës ka qënë kriza politike, që po kalon vendi.

Në një prononcim për mediat, pas takimit me Metën, Berisha nuk i ka kursyer akuzat e forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se qëllim kryesor ka kapjen e drejtësisë.

Por, Berisha ndër të tjera është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me aksionin opozitar të Lulzim Bashës.

Por, edhe pse doktori shpesh herë tenton ta mbrojë ose justifikojë kreun e PD-së, sot Berisha nuk ka thënë asnjë fjalë pro tij apo aksionit opozitar të Lulzim Bashës.

Berisha ka shmangur pyetjen e gazetarëve, ndërsa u shpreh se “Tani po flas për çështje tjetër. Në një rast tjetër jam i hapur për të folur edhe për opozitën”.

Kujtojmë këtu se ish-kryeministri Sali Berisha, jo pak herë është shndërruar në një “rrufepritës” të Lulzim Bashës, duke u shfaqur në media sa herë ky i fundit ka hall dhe duke e shpëtuar atë.

Sa herë Basha ndodhet në hall, Berisha del në media duke thënë se ai është një politikan perëndimor, një talent i lindur, një njeri me vizion, etj.

Por, sot Berisha e ka shmangur pyetjen e gazetarëve, dhe nuk ka thurur asnjë elozhe apo lavde ndaj Bashës.

3 komente në “Berisha braktis Bashën? Asnjë fjalë për aksionin opozitar, ish kryeministri refuzon të përgjigjet”

  1. Zigur Qarri says:

    Hahahaha….keshtu si e keni nisur,do te miqesoheni perseri me Berishen!Me urdher nga lart natyrisht.

  2. Melhemi says:

    Sote bashke , Sali dhe Ilir kane bere me urgjence planin e arratisjes dhe asgje me shume. Kjo per ata eshte kryefjala e dites.

  3. MH says:

    Duhet kerkue Berishes spjegimin termave qe perdor.
    Te vlersosh Bashen njeri vizionar,Don te thote qe ky nuk ia ka iden termit vizionar kur i drejtohet nivelit Basha.
    Por vlersimi i bahet vete Berishes,llafazan me zarar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje