Ish deputeti i PS: Meta e Berisha u takuan për të dhënë konkluzionet se ku janë me bllokimin e Reformës në Drejtësi

20 Nëntor 2019, 13:59Politika TEMA

Ish deputeti, njëherësh kryetar i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka komentuar takimin e Presidentit Ilir Meta me ish kryeministrin e ish kreun e shtetit Sali Berisha.

Me tone të forta ironike, Ndreu shprehet se këta dy personajanë takuar për të nxjerrë konkluzionet se ku janë me bllokimin e reformës në drejtësi.

“Keta dy te fundit u takuan me dhene konkluzionet ku jane me bllokimin e Reformes ne Drejtesi!

Sa per situaten me mire se keta ska kush ta dije, pasi jane stermullaret e rrumpalles se krijuar nga A te ZH…!

Por laku po ngushtohet, ekipi perballe eshte i konsoliduar, Reforma ka rruge vetem para…!”, shkruan Ndreu në rrjetin social

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje