Pas takimit në presidencëme Metën, Sali Berisha deklaroi se Rama kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese, por nuk po e lejon Meta.
“Në këtë takim me presidentin u diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës me përpjekjet për të kapur të gjithë sistemin krijoi edhe në organin që me ligj është garant i Kushtetutës së Shqipërisë.
Tani është një moment kyç dhe vendimtar për cdo qytetar shqiptar por dua të theksoj se media ka një rol të rëndësishëm. KLP drejtohet nga kunati i ndrikullës së radarëve.
Aty kërkohet që të jetë magjistrat dhe jo kunat, por është për t’i shërbyer Edi Ramës. Kush dyshon i bëj vetëm një pyetje, shqiptar apo të huaj, i them se në 320 gjykatës në historinë 30 vjeçare të këtij vendi ka shkelur në mbledhjet partiake të PS, ai është vetëm një, Ardian Dvorani.
Reforma dhe integrimi është bllokuar dy vite me parë. E mbajtën peng deri sa nxorën Dvoranin në krye. Ligji e përcakton se për cdo vend duhet të ketë tre kandidatura, por cfarë bëri kapo-mafia që shndërron KED-in në një shpellë të vërtetë mafie, sjell në vend të 12 kandidaturave vetëm 4 dhe këta i ndanë 3 nga 3 duke i përsëritur 3 herë në lista. U thanë ndonjë herë pse u skualifikuan shumë kandidatë.
Nuk vetëm se në vetting dalin gjëra, e shkelën sikur e shkelën me 100 mln e Dvoranit, ndërsa këta nuk nxorën asnjë shkak, hoqën të gjithë kandidaturat dhe lanë vetëm 4 në vend të 12.
Kam qenë unë që kam propozuar një gjykatë me skemën 3-3-3, pasi është më e pavarur se kur i emëron vetëm njëri. Tani o burra ti marrim presidentit kandidaturën.
Thonë se presidenti kërkon të kapë gjykatën se është vetë në gjykim, por Komisioni i Venecias shpreh të kundërtën; se parlamenti duke vendosur presidentin në hetim do të bëjë gjithcka për të kapur gjykatën. Shumica po bën cdo gjë për të kapur Kushtetuesen, presidenti po bën gjithcka për ta mbrojtur” tha Berisha. (TemA)
KRIMINELI QE KERKONE TI SHPETOJE DREJTESISE
Neveri,kur sheh dhe ndigjon keta mostra,qe nuk lane gje pa bere kunder Shqiperise dhe Shqipetarve
Po po. Zoti KATOVICKAR. A KE ME KOMUNISTA ME I BO MINISTRA?!!
kush e ka qit jashte kte kufomen e shpelles politike !
Kam qene une qe kam propozuar 3-3-3 ?!?! Ti sle gur pa levizur mor gerrmadhe ta zvarrisje sistemin.. Nga ish gjykata kushtetuese e cove ne Venecia.. Ajo morri 8 muaj proces.. Pas Venecias qe te hodhi ne kosh te plerave, hape cadren e “liris”. Ajo morri nja 4 muaj te tjera. Pas “win winnit story” qytetaret te dhane shpullen e rradhes ne zgjedhjet e pergjithshme per here te dyte.. Pastaj dolet nga Parlamenti pa asnje arsye dhe rrembyet molotovet per destabilizim.. Nuk late gur pa levizur deri tani qe te pengoni gjithshka.. Ju deshet vende te rezervuara ne KED te kujtohet..?!?! Laku po ju shtrengohet.. Keni bere shume mekate ndaj ketij populli te vuajtur.. Skeni ku te shkoni..